Spanjës po i “mbin” një ishull i ri! (FOTO)

Shumë shpejt, territori spanjoll mund të zmadhohet, tregoi një studim i thelluar sizmiologjik, të dhënat e të cilit u publikuan ditën e hënë.

Një seri tërmetesh të vogla dhe dridhjesh në tokën nën Oqeanin Atlantik, pranë ishujve Kanarie ka bërë ekspertët të besojnë se shumë shpejt mund të ndodhë një shpërthim në një vullkan të njohur nënujor, transmeton 77news.

Për shkak të thellësisë se detit ne ate pike dhe llavës që pritet që ky vullkan të nxjerrë, besohet se një ishull i ri mund të formohet në vargun e ishujve që formojnë arqipelagun e Kanarieve, territor spanjoll. 

Megjithatë, më shqetësues është fakti që këto tronditje po vendosin në rrezik jetën e 10 mijë banorëve, në ishullin e ndodhur më pranë vatrës së vullkanit dhe nëse fenomeni do të vazhdojë, autoritetet mund të jenë të detyruar t’i shpërngulin ata. 

Lajme të ngjashme

Back to top button