Beyonce: Më pëlqejnë gjërat e paplanifikuara

Krijuesja e hitit “Pretty Hurts”, albumi më i ri i së cilës kryesoi top listat amerikane me 500 mijë kopje të shitura vetëm gjatë javës së parë të publikimit, mendon se disa gjëra arrijnë sukses më të madh kur nuk planifikohen, kështu veproi me lansimin këtij albumi me të cilin ajo dëshironte të thyente disa rregulla në karrierën e saj.

Duke folur për videon “Part 3 Run ‘N Gun”, 32 vjeçja, Beyonce Knowles tha se gjatë gushtit të këtij viti kishte provuar të xhironte videoklipin e këngës “XO” në një mënyrë mjaft të thjeshtë.

“Nëse do të ishte zgjidhje e imja, unë asnjëherë nuk do të kërkoja leje për një vendim të tillë. Do të hipja në veturë, do të merrja një kamerë dhe xhirimi do të fillonte, më besoni që ne vërtetë kështu provuam”, tha këngëtarja.

Më pas ajo shtoi, “Po provoj të iki nga perfeksioni dhe kjo ka rëndësi të madhe sepse nuk mund ta dish se çfarë do të ndodhë”. /Indeksonline

Lajme të ngjashme

Back to top button