Mijëra të evakuuar nga vullkani aktiv në El Salvador

Mijëra njerëz në lindje të El Salvadorit kanë lënë shtëpitë e tyre, pas nisjes së aktivitetit të një vullkani.

Banorët e rajonit thonë se kanë dëgjuar një shpërthim të madh, para se vullkani Chaparrastique të ketë filluar nxjerrjen e hirit të nxehtë.

Autoritetet vendase thonë se deri tani nuk ka të lënduar dhe se çdo person i cili jeton në një largësi prej të paktën 3 kilometër nga vullkani do të evakuohet.

Shpërthimi i vullkanit ka nisur të dielën në mëngjes.

Qeveria e El Salvadorit ka thënë se është duke monitoruar situatën që nga data 13 dhjetor, kur është zbuluar aktiviteti në rritje i vullkanit.

Lajme të ngjashme

Back to top button