Pse nuk duhet të jetoni pranë një aeroporti, ja arsyet

“Rritja e vazhdueshme e trafikut ajror dhe zgjerimi i aeroporteve së bashku me zhvillimin e zonave të banuara afër tyre janë duke e dërguar njerëzimin çdo ditë e më shumë drejt ekspozimit ndaj zhurmave”, tha Rojek nga Shoqata Evropiane të Kardiologjisë.
Ajo shtoi se ka prova që ekspozimi ndaj zhurmave të avionëve rritë rrezikun e presionit të lartë të gjakut e sidomos gjatë natës. Ka edhe disa të dhëna spitalore se ekspozimi ndaj zhurmës së avionit dërgon në sëmundje të zemrës dhe goditje në tru, transmeton Gazeta Blic.

Njerëzit në zona të larta të zhurmës kishin rrezik më të madh të tensionit të lartë të gjakut në 40 për qind kundrejt 24.

“Edhe pse studimi nuk është projektuar për të provuar rezultatet ‘shkak-efekt’, është gjetur se njerëzit që jetojnë afër aeroporteve mbi 3 vjet janë të prirur të kenë presion më të lartë të gjakut, dëmtime në zemër dhe rritje të rrezikut për të pasur një sulm në zemër”, tha Rojek.

“Është e nevojshme që ende të dihen pasojat shëndetësore të ekspozimit ndaj zhurmës, andaj do të bëhen ende hulumtime”, përfundoi ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button