Ahmeti: Viti 2013, vit i suksesshëm

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti tha se vitin që po lëmë është mjaft i suksesshëm për partinë e tij.

Ahmeti, duke e uruar Vitin e Ri, tha se BDI arriti fitore rekorde në zgjedhjet lokale ndërkaq si të frytshëm e vlerësoi edhe angazhimin e partisë në politikën e jashtme, i cili siç theksoi ka kontribuuar në forcimin akoma më shumë të lidhjeve me aleatët e Maqedonisë.

Ahmeti tha se ofanziva e tij diplomatike ka qenë në drejtim të shtyrjes përpara të agjendës euro-atlantike të vendit, dhe jo në drejtim të politikave konspirative që do të dëmtonin vendin apo lëndonin ndjenjat e bashkëqytetarëve të tij. 

Ahmeti përmendi se për herë të parë një shqiptarë u bë ministër i mbrojtjes dhe dëshmoi se mund të drejtojë me një ministri kaq të rëndësishme. Kreu i BDI-së lavdëroi punën e të gjithë zyrtarëve të partisë së tij në poste shtetërore. Duke folur për euroi ntegrimet Ahmeti theksoi se partia e tij Maqedoninë e sheh në strukturat euroatlantike. 

Në fjalimin e tij para anëtarëve të partisë së tij Ahmeti theksoi se BDI-ja do të mbështet kandidat konsenzual i cili do të mbrojë interesat e qytetarëve pa dallim cilës etni i takojnë.

“Ne kemi qëndrim shumë të qartë, nuk duam lojëra ose akrobacione, nuk duam teatër, por ofrojmë një standard, i cili është në të mirë të Maqedonisë dhe të gjithë qytetarëve. Që do të thotë të kemi një kandidat konsensual për president, i cili do të na përfaqësojë në mënyrë dinjitozë të gjithë qytetarëve. Për këtë jemi të gatshëm të bisedojmë”, deklaroi sot lideri i BDI-së Ali Ahmeti sot në fjalimin e tij në Aleksandar Palace në Shkup. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button