Menduh Thaçi: Nuk do të dorëzohemi

Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi  vitin që lamë pas e vlerëson si vit i dështimit, i përcjell me shumë të këqija për shqiptarët.

“Një dëshirë dhe shpresë që  viti i ardhshëm do të jetë vit më i mirë për ne shqiptarët dhe gjithë qytetarët tjerë. 

Të gjitha kanë dëshira dhe shpresa, por ne dallojmë se përveç dëshirës dhe shpresës ne edhe punojmë që të bëhet më mirë. Është moment shumë i rëndësishëm për ne shqiptarët që jetojmë në Maqedoni që mos shkojmë drejt fenomeneve ekstreme siç janë dëshpërimi dhe dorëzimi. 

Nuk e kemi ndërmend as si parti e as si popull të dorëzohemi para këtyre të këqijave dhe para këtij viti shumë të keq që e kaluam këtu”, tha kreu i PDSH-së Menduh Thaçi. 

“Mendoj se vitet që vinë do të jenë vite të mundimshme po që do të na garantojnë një sukses të gjithë neve së bashku. Ju falënderoj dhe ju dëshiroj të gjithëve shumë shëndet  dhe më pastaj gjëra të tjera të lumtura që vjen”, ka shtuar ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button