fbpx

Janakievski: BFI të ngrejë padi nëse nuk është e kënaqur

Për dy parcela në Kala, të cilat para dy muajve i janë shitur kompanisë “Qendra grafike Shkup” ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, pas reagimit të Bashkësisë Fetare Islame, propozoi që subjekte juridike mund të dorëzojnë padi ose ankesë nëse nuk janë të kënaqur nga procesi.

“Nëse dikush vlerëson se i është shkelur e drejta për blerje të tokës, dhe nëse vlerëson së është kryer ndonjë akt në kundërshtim me ligjin për tokë ndërtimore, mund të dorëzojnë ankesë apo të ngrejë padi deri tek institucionet relevante. Nëse Gjykata Administrative vendos se është bërë diçka në kundërshtim me ligjin dhe kjo vërtetohet atëherë do të veprohet sipas rregullave në gjykata”, deklaroi ministri.

Janakievski i demanton të thënat së toka i është premtuar BFI-së gjatë bisedimeve me zyrtarë të qeverisë dhe zyrtarë të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

“Toka e pandërtuar ndërtimore nga viti 2006 shitet vetëm nëpërmjet rrugës elektronike nuk ka opsion për premtim apo shitje të tokës në 4 sy”, tha Janakievski.

Kryetari i BFI-së Reis Ul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi në ndërkohë deklaroi se nëse nuk zgjidhet kontesti me Ministrinë, do të veprojnë me masa në formë tjetër dhe nuk anashkalohet mundësia për protesta masive dhe se nuk do ë mbajnë përgjegjësi për pasojat.

Lajme të ngjashme

Back to top button