Ditët që nuk do të punohen në janar

Ministria e punës dhe Politikave Sociale në Maqedoni informoi sot se sipas Ligjit për festat ditë jopune për qytetarët e vendit do të jetë 1 janar 2014, për shkak të festës së fundvitit dhe ndërrimit të motmoteve. 

Sipas kësaj ministrie, gjithashtu ditë jopune dhe feste për të gjithë qytetarët do të jetë edhe 7 janari, dita e parë e kërshëndellave ortodokse.

Ndërsa për besimtarët ortodoks ditë feste dhe jopune do të jetë edhe 6 janari.

Lajme të ngjashme

Back to top button