Basha: Manovra e Ramës për reformën në drejtësi do të dështojë

Partia Demokratike ka reaguar ditën e sotme për vendimin e dërgimit në Kuvend për miratim për draftin e reformës në drejtësi.

“Dërgimi në Kuvend i draftit të njëanshëm për ndryshimet kushtetuese, është një akt i ulët provokimi dhe një përshkallëzim i krizës dhe tensionit shoqëror në vend. I verbuar nga krimet dhe korrupsioni 3-vjeçar, Edi Rama kërkon kapjen me çdo kusht të drejtësisë për të garantuar paprekshmërinë e tij dhe të bandës që e rrethon. Kjo manovër do dështojë me turp.

Çdo tentative për të trafikuar qoftë dhe një mandat të vetëm opozitar me paratë e pista të drogës dhe krimit qeveritar do të rezultojë në djegien e mandateve opozitare si hapi i parë drejt përvëlimit të parlamentit ilegjitim që do të jetë edhe përgjigjia e merituar e popullit ndaj një qeverie që i hap atij luftë, me çdo mjet që siguron fuqia e padiskutueshme e sovranit. Rruga e vetme për një reformë në drejtësi që ndëshkon dhe nuk mbron krimin dhe korrupsionin është zbatimi i plotë i rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias”, përfundon deklarata e Partisë Demokratike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button