Vuçiç hap temën e Millosheviçit për të larguar vëmendjen nga kriza

Lajmërimi i kryeministrit serb për një hetim të mundshëm të ri mbi arrestimin e Sllobodan Millosheviçit 15 vjet më parë është juridikisht i paqëndrueshëm dhe është për të shpifur në lidhje me opozitën dhe për të tërhequr vëmendjen e publikut, thonë ekspertë të ligjit dhe kritikë të qeverisë.

Policia aktualisht po shqyrton hapjen e një hetimi për rrethanat e arrestimit në vitin 2001 të presidentit të ndjerë të Serbisë dhe transferimin e tij në Gjykatën e Hagës, ku ai u akuzua për krime lufte, por vdiq para se të jepej vendimi për të.

Të martën, kryeministri Aleksandër Vuçiç tha se kishte biseduar me Ministrin e Brendshëm Nebojsa Stefanoviç në lidhje me një hetim të ri mbi arrestimin.

Ai foli pasi Milorad Ulemek, i njohur ndryshe si “Legija”, në një intervistë me të përjavshmen Ekspres në fund të majit, pohoi se shërbimet e huaja të inteligjencës paguan qeverinë pro-perëndimore të Zoran Djindjiç – i cili u vra në vitin 2003 – 5 milionë euro për të ekstraduar Millosheviçin në Hagë.

Ish-komandanti i Njësisë kontroversiale policore të Operacioneve Speciale tha njerëz të maskuar që ishin në fakt anëtarë të forcave speciale të policisë, duke pretenduar se ishin anëtarë të një bande mafioze, e kapën atë në vitin 2001.

“Ne shpresojmë të zgjidhim se kush kapërceu mbi gardh me maskë për të arrestuar presidentin e Republikës. Mund të bini dakord se ky është një krim i tmerrshëm,” tha më 28 maj Vuçiç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button