Dibër, të gjithë pretendojnë për një bredh të stolisur dobët

Dy fëmijë dibranë bëhen pjesë e stolisjes së një bredhi në qendër të Dibrës, që tash më është bërë pjesë e një konkurrence në mes komunës dhe organizatave joqeveritare për vendosjen e bredhit Vezullimi i dritave të pakta dhe stolitë e një bredhi të vetëm, për shumë fëmijë dibranë nuk sjellë atmosferën përrallore që shijojnë fëmijët e botës. 

Nuk ka mjaftuar vetëm vendosja e bredhit, që për fëmijët nënkupton vetëm përpjekje simbolike për të zbukuruar qytetin. Fëmijët vendosin tullumbacet e tyre për të parë një bredhë më të bukur.
Sipas të dhënave të marra nga shefi i kabinetit të kryetarit Lata, Ylli Mirzo stolisja e qytetit është bërë nga ana e komunës së Dibrës.

“Jemi përpjekur që Dibra të stoliset në mënyrë modeste për hir të festave të Vitit të Ri dhe për kënaqësinë e fëmijëve dibran. I gjithë qyteti është stolisur me aq sa janë mundësitë dhe në shesh të qytetit kemi vënë një bredh të ndriçuar me stoli të ndryshme”, thotë Ylli Mirzo.

Ndërkaq nga ana tjetër mësojmë se bredhin në sheshin “Skënderbe” në Dibër e kanë vendosur shoqatat joqeveritare. Në bisedën që kishim me Shuip Markun, përfaqësues i shoqatës qytetare në Dibër thotë se bredhi është stolisur nga ana e tyre dhe jo nga ana e komunës .Gjatë stolisjes së bredhit morën pjesë edhe shumë nxënës dhe fëmijë dibran.

Ylli Mirzo , shefi i kabinetit të kryetarit  Lata, e mohoi këtë gjë, duke shtuar se i gjithë qyteti dhe të gjitha shpenzimet janë të nga ana e komunës dhe jo nga ana e shoqatave joqeveritare.

Lajme të ngjashme

Back to top button