Viti i Ri, ja se çfarë do të organizohet në sheshin e Shkupit

Këngëtari i njohur shqiptar, Mustafa Imeri si dhe këngëtarë të tjerë nga Maqedonia, si Kaliopi, Tijana Dapçeviq, “Kuku Lele”, do t’i zbavitin shkupjanët me rastin e pritjes së Vitit të Ri. Pritja tradicionale e Vitit të Ri do të jetë në sheshin “Maqedonia”, në organizim të Qytetit të Shkupit, me mbështetje të Telekomit të Maqedonisë dhe T-Mobile Maqedoni. 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski paralajmëroi se edhe këtë vit sheshi i qytetit do të jetë vend për argëtim të mirë për natën e Vitit të Ri dhe i ftoi qytetarët të vijnë dhe së bashku të festojnë. Koncerti i Vitit të Ri do të fillojë në orën 21 dhe duhet të zgjasë deri në orët e hershme të mëngjesit. Saktë në mesnatë, qielli mbi Shkup do të ndriçohet nga fishekzjarrët spektakolar.      
Për më të rinjtë janë paraparë shfaqje teatrale, fotografim me Baba Dimrin dhe argëtim me këngë për fëmijë.

Bredhi i Vitit të Ri këtë vit është vendosur ndërmjet Qendrës tregtare të Qytetit dhe përmendores “Ushtari në kalë”. Është i lartë rreth 18 metra, me ngjyrë të artë, është zbukuruar me materiale të cilat u ngjajnë konfetave. Edhe rruga “Maqedonia” gjithashtu është zbukuruar me ornamente të Vitit të Ri. 

Në sheshin “Filipi i Dytë” në hyrje të Çarshisë së Vjetër të Shkupit është vendosur bredhi me ngjyrë të argjendtë. Edhe këtë vit Qyteti i Shkupit zbukurimin e zonës qendrore ia ndau ndërmarrjes Link media plus.

Lajme të ngjashme

Back to top button