Schumacher do të vdiste po të mos kishte vënë helmetën

Piloti i famshëm i Formula 1, Michael Schumacher, është aksidentuar rëndë ditën e djeshme ndërsa ka qënë duke bërë ski në alpet franceze të Meribelit.

Mediat më prestigjoze botërore bëjnë të ditur se 44-vjeçari, 7 herë kampion i botës në Formula 1, ka pësuar një aksident ndërsa ishte duke bërë ski e duke shijuar pushimet e tij në alpet franceze.

Por aksidenti mendohet se ka qënë i rëndë pasi Schumacher ka pësuar çarje të kafkës, ka pësuar dëmtime të mëdha e madje mjekët e përshkruajnë gjendjen e tij shëndetësore, të rëndë.

An helicopter stands outside the CHU Nord hospital in Grenoble, French Alps, where retired seven-times Formula One world champion Michael Schumacher is reported to be hospitalized after a ski accident

Gernignon Kristofer, përgjegjës i stacionit të skive ku ndodhi aksidenti ka deklaruar për mediat se nuk mund të flasë për shkallën e dëmtimit të Schumacher, e madje nuk e dinte nëse aksidenti ka ndodhur në pistë apo jashtë saj, por ai tha se një helikopter e ka transportuar menjëherë për në spital. Sipas dëshmitarëve, Schumacher ishte i tronditur në momentin e aksidentit por i ndërgjegjshëm.

Si ndodhi aksidenti i Schumacherit

Janë zbuluar disa detajet se si ka ndodhur aksidenti me ski i legjendës së Formula 1, Michael Schumacher.

Në pistë ishte me gruan dhe dy fëmijët e tij. Schumacher në lëshim kishte të vënë mbi kokë edhe helmetën dhe pajisjet e nevojshme. Pasi u lëshua në një zonë të thepisur, një shkurre e dalur mbi borë thuhet se kë bërë që ai të humbë kontrollin.

Pas rrëzimit ai ra në një shkëmb të thepisur, ndërsa helmeta e tij në rrëzim i kishte ikur paksa nga koka duke bërë që koka të goditet më shkëmb.

Ai ka humbur vetëdijën në vend duke bërë që në atë zonë të vije në urgjencë një helikopter.

Schumacher do të vdiste po të mos kishte vënë helmetën

Michael-Schumacher-slider-2971673

Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher nuk do t`i kishte mbijetuar shpejtësisë në aksident sikur ai nuk do të kishte vënë helmetën, kanë bërë të ditur mjekët sot në konferencën për medie që ishte paralajmëruar për orën 11.

Kirurgët e trurit gjatë tërë natës kanë luftuar që të shpëtojnë jetën e 44-vjeçit pas rrëzimit të tmerrshëm që pësoi të dielën.

Gjatë konferencës, anesteziologu Jean-Francois Payen bëri të ditur se ai ende është duke luftuar për jetën dhe mbetet në koma.

“Ne jemi duke punuar çdo orë. Mund të themi se ai është në një situatë të vështirë. Por nuk mund të themi se çfarë do të ndodhë”, ka thënë ai.

Në ditën e sotmë mediat botërore shkruajnë se sporti botëror mund të humbas një legjendë të saj, por deri më tani ende nuk ka asnjë lajm zyrtar për gjendjen e Michael Schumacher.

Schumacher ka debutuar në Formula 1, në vitin 1991 dhe fitoi shtatë tituj botërorë deri në 2006, pesë prej këtyre titujve i mori duke garuar për kompaninë FERRARI. Ai u kthye në garat e formula 1 në 2010  për të ringjallur ekipin e Mercedes./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button