fbpx

Zaev: Regjimi do të zëvendësohet me liri absolute për të gjithë

LSDM së bashku me qytetarët qëndron fuqishëm në qëllimin që të ndryshojnë ambientin kaotik në shtet. LSDM së bashku me qytetarët janë të vendosur që frikën ta zëvendësojnë me guxim, pëshpëritjet me fjalë të lirë dhe të fortë, dëshpërimin dhe pesimizmin ta zëvendësojnë me optimizëm dhe krenari, varfërinë dhe padrejtësinë sociale me jetë dinjitoze. 

Regjimi do të zëvendësohet me liri absolute për të gjithë. Lidhja socialdemokrate në Maqedoni është e vendosur, Maqedonia  zorra e verbët e tanishme e Ballkanit, ta ngrit shtetin dhe të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane, deklaroi lideri i LSDM-së Zoran Zaev ne urimin e tij për Vitin e ri drejtuar gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

“Po përshëndetemi nga një vit ku individualisht do ta kujtojmë si të mirë po fatkeqe, por bashkërisht do ta kujtojmë si viti i pengesë, tjetërsimit, varfërimit, dëbimit dhe luftës për mbijetesë. Viti 2013 për Maqedoninë ishte viti i humbjes së betejave. Këtë vit të humbur, nuk e humbën qytetarët e Maqedonisë por dikush ua vodhi. LSDM së bashku me ju drejton gishtin ka fajtorët në qeveri dhe i paralajmëron se Maqedonia dhe qytetarët e sajë nuk do tju lejojnë të vjedhin dhe të shkelin në krenarin dhe dinjitetin”, theksoi lideri i LSDM-së.

“Viti 2013 do të jetë leksion për të gjithë. Asgjë nuk do të ndryshohet nëse ne nuk do ndryshohemi vet dhe mënyrën tonë të të menduarit, sjelljes dhe veprimit”, tha Zaev duke uruar gjithë qytetarët për shëndet, gëzim paqe dhe fat në vitin që vjen.

Lajme të ngjashme

Back to top button