Hakerat, sulm Kryeministrisë zbulojnë 179 e-maile për Ramën

Hakerohet e-mail i Kryeministrisë, i vënë në dispozicion të qytetarëve, për të shprehur shqetësimet apo sugjerimet e tyre. Një grup hakerash informon për sulmin ndaj Kryeministrisë në e-mailin e redaksisë së Shqiptarja.com.

Tashmë janë 179 e-mail të dërguara nga qytetarët në Kryeministri, që tani nuk janë më konfidenciale. Shqiptare nga vende të ndryshme të botës që nga 1 nëntori 2013 e deri më 26 dhjetor i dërgonin Edi Ramës urime, këshilla, sugjerime, propozime, kandidime për vende pune dhe CV, pas kërkesës dhe mundësisë që Qeveria e Re dha, por sot i shohin ato të shpërndara në publik nga hakerat.

Pasi kanë uruar shqiptarët për festa, hakeruesit janë shprehur “të indinjuar nga pjesëmarrja e Ramës në meshën greqisht”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e hakeruesve mbi pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në meshën e Krishtlindjes në Katedralen Ortodokse në Tiranë, ku kryepeshkopi Janullatos, siç u përmend nga mediat, mbajti meshën në greqisht.

Më tej, hakerat kanë theksuar se “objektivi ynë është t’i hapim sytë njerëzve, se qeveria ka dështuar për t’ju mbrojtur dhe nuk kujdeset për ju”.

“Ne nuk harrojmë, nuk falim, por do reagojmë ndaj çdo veprimi të gabuar që do ndërmerret”, thuhet në mesazhin e hakeruesve, ku ata shpjegojnë pse e kanë ndërmarrë këtë akt.

Lajme të ngjashme

Back to top button