Dënohen shtatë televizione turke

Këshilli i lartë për radio dhe televizion në Turqi ka dënuar shtatë televizione private për shkak të transmetimit të drejtpërdrejtë të seancës së grupit parlamentar të Partisë së përgjithshme opozitare popullore-republikane më 24 maj, në të cilën gjoja deputetët kanë brohoritur parulla kundër presidentit Rexhep Taip Erdogan, shkruan gazeta “Hyrijet dejli njuz”.

Të dënuarit janë kanalet televizive SiEnEn-Turk, HaberTurk, Halk TV, Ulsual, Benturk dhe Xhan Erzunxhan për shkak të fyerjeve ndaj shefit të shtetit.

Gazeta pohon se fyerjet ndaj presidentit Erdogan vlerësohen si vepër penale në pajtim me nenin kontestues 299 nga ligji penal turk, i cili thotë: “Personit, i cili e fyen presidentin e Republikës, do t’i shqiptohet dënim me burg prej një deri në katër vjet, ndërsa dënimi do të jetë më i madh se 1/6 përderisa fyerja është kryer publike, ndërsa me 1/3 nëse ajo është drejtuar përmes mediave”.

Paraprakisht, sekretari i përgjithshëm i sindikatës turke DISK, Arzu Perkezogllu, herët në mëngjes është arrestuar për një kohë të shkurtër në aeroportin “Sabiha Gjokçen” në Stamboll, derisa priste të shkojë për në Gjermani. Ajo është arrestuar për shkak të gjoja fyerjeve të drejtuara drejt Erdoganit gjatë konferencës për shtyp në Dijarbekir më 31 gusht të vitit 2015. Menjëherë pas kësaj është liruar pasi ka dhënë deklaratë para prokurorit dhe kërkesa për arrestim është hedhur poshtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button