Gostivar, dhurata për fëmijët në nevojë

Komuna e Gostivarit dhe Ministria e Mbrojtjes bashkë organizuan aksionin për ndarjen e paketave me dhurata me rastin e Vitit të Ri, në institucionet që përkujdesën për fëmijët dhe personat me nevoja të posaçme.

Shefi i Kabinetit të kryetarit, Bashkim Hasani dhe Shefi i Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes, Ilir Selmani vizituan Qendrën ditore për fëmijët me nevoja të posaçme, paralelet e posaçme në shkollat fillore “Ismail Qemali” dhe “Mustafa Kemal Ataturk”, si dhe Shoqatën për personat me shikim të dëmtuar “Realiteti”. Paketa u ndanë edhe për shoqatën e personave shurdhmemec.   

“Është hera e dytë që brenda këtij muaji ne si institucion bëjmë vizitën e Qendrës për fëmijë me nevoja të posaçme, mirëpo këtë radhë aktiviteti është i llojit të ndryshëm, sepse këtë aktivitet e realizon Ministria e Mbrojtjes, gjegjësisht ministri, Talat Xhaferi dhe e përkrahën edhe Komuna e Gostivarit”,tha Shefi i kabinetit të kryetarit Nevzat Bejta, Bashkim Hasani.

Shefi i Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes, Ilir Selmani tha se në këtë aktivitete në të gjitha institucionet u ndanë mbi 100 pako me dhurata. 

“Në kuadër të aktiviteteve që i ka Ministria e Mbrojtjes, e organizuam edhe aktivitetin për ti vizituar fëmijët dhe personat me nevoja të posaçme. Njëherit të gjithëve, në emër të ministrit  Talat Xhaferi ua uroj Vitin e Ri”, theksoi Selmani.

Lajme të ngjashme

Back to top button