RDK-ja, Bejta shkel ligjin për furnizimet publike
Furnizimi publik që është planifikuar të hapet publikisht sot në Gostivar, RDK-ja e konsideron si një aktivitet joligjo.
Bëhet fjalë për furnizimin publik që i adresohet zbukurimit të një pjesë të rrugëve të qytetit të Gostivarit në vigjilje të festës së vitit të ri 2014.
RDK-ja konsideron se ligji për furnizimet publike nuk është respektuar gati në të gjitha sferat e infrastrukturës që janë realizuar këtë vit, transportit publik të nxënësve dhe realizimin e furnizimeve që u adresohen shpenzimeve vijuese në sektorin publik komunal.
“Përkundër faktit që tashmë mbi dy javë është bërë “zbukurimi i qytetit” në mënyrë antiligjore pa respektuar asnjë procedurë ligjore dhe në kundërshtim me të gjitha ligjet në fuqi, formalisht sot në ora 14:00 do të merr epilog formal juridik edhe një punë antiligjore në komunën e Gostivarit”, thekson RDJ-ja në Komunikatën e saj.
RDK-ja sërish u bënë thirje institucioneve ligjore në vend të ndalin këtë anarki ligjore të paparë e cila krahas eliminimit të konkurrencës në tërësi dëmton edhe buxhetin e komunës.