Behgjet Pacolli shtron iftarë në shtëpinë e vet

Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, të premten u ka shtruar iftar në shtëpinë e tij, agjëruesve të cilët ishin nga të gjitha vendet e Kosovës.

Pacolli në profilin e tij në Facebook, shkruan se njerëzit që ai kishte ftuar për ta ndarë bashkë pjesën më të rëndësishme të ditës gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, nuk i njihte as vetë e as ata s’e njihnin njëri tjetrin, por se ky ishte qëllimi i tij, t’i lidhë ata në mes vete.

“Pata nderin që të kisha mysafir për iftar, njerëz nga e gjithë Kosova. Shumica prej tyre ishin të panjohur më parë për mua por edhe ata nuk njiheshin mes vete dhe për herë të parë u njoftuan aty. Ky ishte edhe qëllimi im, që sadopak të arrij të krijoj ndërlidhje ndërmjet njèrëzve të zakonshëm nga të gjitha trevat e Kosovës.

Ish-presidenti është zotuar këtë zakon s’do ta ndalë me kaq, por se do të ketë edhe net të tjera që do t’i mbledhë në shtëpinë e tij njerëzit për iftar.

“Këtë do ta vazhdoj edhe në ditët e ardhshme në shtëpinë time. U ndjeva mirê në mesin e këtyre burrave të cilët janë shembulli më i mirë i ruajtjes së traditave të shqiptarëve. Unë ruaj kujtimet më të mira nga gjyshi im. Ai me plis të bardhë falej në xhami, agjëronte dhe respektonte të gjithë njerëzit, edhe ata që mendonin ndryshe”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button