Reuters publikon 120 fotot mahnitëse të 2013-s

Agjencia Reuters ka paraqitur 120 fotot më mahnitëse dhe tronditëse, që nga ngjarjet e inaugurimit të presidentit Barak Obama, deri te masakra në Kenia, Westgate, lufta në Siri, stuhitë shkatërruese të dimrit dhe zjarret vdekjeprurëse.

Si çdo fundvit, Reuters ka zgjedhur disa nga momentet më pikante nga mbulimi i lajmeve globale.

Të gjitha këto foto agjencia Reuters i përzgjedh me kujdes për të finalizuar një panoramë të asaj që ka ndodhur në një vit.

Çdo moment nga viti 2013 që është fotografuar ia vlen të kujtohet. Ndaj më poshtë do të shihni të gjitha fotot më të bukura të këtij viti.

1-Foto tepër e komentuar është ajo që tregon foshnjën mbretërore të princit William të Britanisë dhe gruas së tij Catherine, dukeshës së Kembrixhit.

Fotoja shfaq për herë të parë djalin e tyre i cili është i treti në linjë për fronin mbretëror britanik.

2- Një moment tronditës ku një kontrabandist 31-vjeçar merr goditjen nga demi në rrugën Estafeta gjatë drejtimit të gjashtë demave të mëdhenj në festivalin e San Fermin në Pamplona në datë 12 korrik.

3- Andy Murray e Britanisë duke mbajtur trofeun e fituesit para spektatorëve pasi mundi Novak Gjokoviç e Serbisë në Wimbledon.

4-Kabina e një avioni me një vend të zbrazët i rezervuar nga ish- kontraktori i agjencisë së SHBA, spiunit Edward Snowden, një avion kubanez në aeroportin e Moskës “Sheremetievo” në 24 qershor.

5- Nga ngjarjet e qendrës tregtare Westgate në Kenia shfaqet në foto një grua e plagosur që qan për ndihmë, pasi persona të armatosur hynë me forcë në qendër tregtare në 21 shtator.

6- Një foto mahnitëse e një vajze të vogël që shkon drejt policit të sigurisë për të shpëtuar në Westgate në Kenia

7- Tragjedia e Sandy Hook. Një nënë dhe një baba që qajnë për humbjen e vajzës së tyre.

8-Një person që kërcen gjatë një rituali (Lufta e zjarrit) në Gianyar në ishullin indonezian një ditë para festimit të Vitit të Ri.

9-Në ballon e Washingtonit, presidetnti Obama i përkulet Zonjës së Parë, Michelle Obama në 21 janar 2013.

10- Një mizë që rri në ballin e presidentit, ndërsa ai flet në dhomën e darkës shtetërore të Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Foto e kapur në datën 24 janar.

11- Aksidenti ajror: Asiana Airlines Boeing 777 u rrëzua ndërsa po ulej në aeroportin ndërkombëtar të San Franciskos në Kaliforni në 6 korrik duke u vrarë dy vetë.

12- Martesa: Dhëndri palestinez Ahmed Soboh, 15 vjeç dhe nusja e tij Tala, 14 vjeç, brenda shtëpisë së Talës gjatë festës së dasmës së tyre në qytetin e Beit Lahiya, në afërsi të kufirit mes Izraelit dhe Rripin e Gazës në 24 shtator.https://i1.wp.com/www.shekulli.com.al/website/images/images17/6/1%20reuters%20princi.jpg?w=708

https://i1.wp.com/www.shekulli.com.al/website/images/images17/6/3Reuters%20demi%20dhe%20toreadori.jpg?w=708

https://i2.wp.com/www.shekulli.com.al/website/images/images17/6/4Reuters%20Andi%20Murrey.jpg?w=708

https://i2.wp.com/www.shekulli.com.al/website/images/images17/6/5Reuters%20Snowden.jpg?w=708

https://i0.wp.com/www.shekulli.com.al/website/images/images17/6/6Reuters%20Kenia.jpg?w=708

https://i0.wp.com/www.shekulli.com.al/website/images/images17/6/7Reuters%20Kenia%201.jpg?w=708

https://i0.wp.com/www.shekulli.com.al/website/images/images17/6/8Reuters%20sandy%20hook.jpg?w=708

https://i2.wp.com/www.shekulli.com.al/website/images/images17/6/9Reuters%20kercim.jpg?w=708

https://i0.wp.com/www.shekulli.com.al/website/images/images17/6/10Reuters%20Obama%20me%20damen.jpg?w=708

https://i0.wp.com/www.shekulli.com.al/website/images/images17/6/11Reuters%20Obama%20me%20mize%20ne%20balle.jpg?w=708

https://i0.wp.com/www.shekulli.com.al/website/images/images17/6/13Reuters%20aksident%20ajror.jpg?w=708

https://i1.wp.com/www.shekulli.com.al/website/images/images17/14Martesa%20e%20dhendrrit%205%20vjear.jpg?w=708

Lajme të ngjashme

Back to top button