CIA 55 vjet tenton ta definojë Maqedoninë?!

Agjencia amerikane për zbulim (CIA) që nga 1958 ka tentuar të definojë Maqedoninë dhe për këtë arsye ka bërë një analizë që ta definojë etnikisht dhe gjeografikisht atë. 

Analiza është klasifikuar si dokument i besueshëm, por tani është prezent në opinionin në pajtueshmëri me ligjin për qasje tek të dhënat me interes publik. 

Janë të fshehur emrat e porositësve të analizës, por shkruan se kërkesa daton nga sektori gjeografik pranë CIA-s dhe se në këtë analizë do të fitohen informacione me peshë për raportet e përkeqësuara mes Bullgarisë e Jugosllavisë dhe raportet e përmirësuara mes Greqisë e Jugosllavisë. 

Dokumenti tek të cili ka ardhur MIA është botuar më 19 nëntor 1958 në katër faqe dhe përmban informacione të rëndësishme për lojërat politike të fuqive të mëdha rreth Maqedonisë.

“Përveç peshës së vetë territorit, pozicioni gjeografik i Maqedonisë e bën të rëndësishëm edhe për Jugosllavinë dhe bllokun sovjetik. Maqedonia jugosllave është korridor potencial ajror, por edhe urë këmbësorike mes Shqipërisë dhe pjesës mbetëse të bllokut Sovjetik. 

Derisa Jugosllavia ishte satelit lojal Sovjetik, interesi i Ballkanit në këtë rajon ka qenë i mbrojtur. Por, me largimin e Jugosllavisë nga Blloku, Shqipëria u gjet si enklavë e izoluar…”, analizon CIA.

Lajme të ngjashme

Back to top button