Skandal! Sigurimi i Gruevskit ndërhyn në punën e TV21, gazetarit ia fshijnë fotografitë nga telefoni (VIDEO)

Një incident i paprecedent ka ndodhur sot ne hapësirat e TV21, ku kanë ndërhyrë pjesëtarët e sigurimit të ish-kryeministrit Nikola Gruevski. Gazetari i TV21, ka xhiruar në sheshin Makedonija kreun e VMRO-DPMNE, ndërsa është përcjellë e më pas ndaluar nga sigurimi i afërt i ish-kryeministrit. Me tu kthyer në televizion, gazetarit i janë legjitimuar këta persona si pjesëtarë të sigurimit të Gruevskit dhe kanë urdhëruar që t’ua jep telefonin mobil. Pa asnje shpjegim, sigurimi i ish-kryeministrit i ka fshirë punën që ka bërë gazetari.

“Kjo gjë për televizionin 21, paraqet një nderhyrje flagrante në punën e saj të pavarur redaktoriale. Konsiderojmë se ish-kryeministri si fytyrë publike, është në interes të publikut që të dijë se cfarë bënë dhe se sillet ai, ndërsa i bëjmë thirrje partisë së tij, dhe ministrisë së punëve të brendshme që të sqarohet për këtë incident. Kamerat tona të sigurimit kanë xhiruar ndërhyrjen që bënë pjesëtarët e sigurimit të ish-kryeministrit Nikola Gruevski, pa lejen e televizionit 21, në hapësirat tona.” shkruan në reagimin e këtij televizioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button