Në vitin 2013, rreth 70 gazetarë të vrarë

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve ka thënë se së paku 70 gazetarë janë vrarë në vitin 2013 në gjithë botën, përfshirë 29 që kanë vdekur duke mbuluar luftën në Siri dhe 10 në Irak.

Grupi po ashtu ka bërë të ditur se 6 gazetarë kanë vdekur në Egjipt këtë vit dhe 5 në Pakistan.

Zëvendësdrejtori i grupit, Robert Mahoney, ka thënë se “Lindja e Mesme është bërë fushë e vrasjes për gazetarët”.

Ai i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’iu bëjë presion qeverive dhe grupeve të armatosura, për të respektuar statusin civil të gazetarëve dhe për të ndjekur penalisht vrasësit e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button