Horoskopi ditor, e shtunë 26 mars 2022

Dashi

Me Hënën që është në anën e kundërt do të jetë shumë e vështirë për ju që jeni në lidhje që të ruani qetësinë dhe të veproni pa u nervozuar. Duket disi e ndërlikuar situata. Beqarët do tregohen të matur dhe nuk do hedhin asnjë hap pa u menduar. Në planin financiar do jetë një ditë e vështirë.

Demi

Yjet ju premtojnë shumë gjëra të reja ju të dashuruarve të cilat do të ishin shumë pozitive për të ardhmen tuaj. Mund të jetë një moment shumë i mirë për të udhëtuar. Beqarët duhet të shfrytëzojnë takimet, pasi mes tyre do gjejnë personin e duhur. Financat do vinë duke u përmirësuar.

Binjakët

Mos u nervozoni dhe mos u nxitoni për të dalë nga situata për shkak të disa të papriturave. Kjo gjë nuk do të ndikojë aspak në jetën tuaj sentimentale e cila vazhdon të jetë e qetë. Beqarët duhet të reflektojnë mirë para se të hedhin hapa, që të mos lëndohen. Buxheti do ketë përmirësime.

Gaforrja

Do të ngatërroheni në gjëra që nuk ju përkasin dhe që janë të rëndomta. Merreni me qetësi dhe mundohuni të përqendroheni te marrëdhënia juaj në çift. Beqarët do jenë në humor të mirë dhe do jenë gati për çdolloj çmendurie. Në planin financuar do i kaloni të gjitha problemet.

Luani

Do arrini t’ia dilni mbanë në një çështje që lidhet me personin tuaj të zemrës. Nëse jeni të dashuruar, asnjëherë mos harroni se keni një partner/re. Beqarët mund të fillojnë të shohin një mik/e me një sy tjetër. Mos nguroni t’i shprehni ndjenjat. Financat do jenë problematike.

Virgjëresha

Me Hënën e favorshme dhe me një vullnet të hekurt që ju karakterizon do të arrini të fitoni atë që keni dëshiruar prej kohësh në çift. Merrini gjërat shtruar. Beqarët do tregohen të shkathët dhe do dinë si të joshin personin që pëlqejnë. Në planin financiar tregohuni vigjilentë.

Peshorja

Me Hënën në kundërshtim dhe një sjellje kritike dhe me pretendime nuk është se do t’ju lehtësojë dhe nuk do të favorizojë situatën në çift. Mundohuni të jeni më tolerantë. Beqarët duhet të bëjnë më shumë durim për të ndryshuar statusin. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.

Akrepi

Qielli në thelb duket pozitiv. Era e ngrohtë e Jupiterit do t’ju fryjë pas krahëve, prandaj do ta keni të lehtë të arrini objektivat në marrëdhënie me partnerin/en. Beqarët po nuk i analizuan mirë takimet që do realizojnë mund edhe të lëndohen. Të ardhurat financiare do kenë përmirësime.

Shigjetari

Duhet të tregoni kujdes ju që jeni në një lidhje dashurie, pasi qielli sot pritet të jetë i ngrysur, për shkak të kontrasteve të Marsit, Saturnit dhe Afërditës në orbitat përkatëse. Beqarët nuk duhet të nxitohen për asgjë, sepse do të lëndohen nëse i bëjnë gjërat pa menduar. Me financat tregohuni të kujdesshëm.

Bricjapi

Edhe për të dashuruarit e kësaj shenje, situata planetare duket disi e turbullt, ndoshta për shkak të Merkurit në një pozicion jo shumë të favorshëm. Sidoqoftë edhe këtë radhë do ia dilni mbanë. Beqarët do kenë plot takime, por nuk do vendosin për asgjë. Me buxhetin do keni vështirësi.

Ujori

Fusha sentimentale do të jetë mjaft pozitive sot, kjo për shkak të stimulimit të Afërditës tek shenja juaj. Shfrytëzojeni këtë periudhë për të realizuar ato që dëshironi. Beqarët do futen në një etapë të re e cila do ju pëlqejë shumë. Financat do jenë të mira.

Peshqit

Hyrja në shenjë e Jupiterit, që i “fryn” zjarrit të ambicieve, do të bëjë që të rigjallëroheni dhe të mendoni edhe për ndonjë udhëtim me partnerin/en në fundjavë. Interesante ana erotike. Beqarët do kenë plot flirtime, por asgjë më shumë se kaq. Në planin financiar do dini si ta menaxhoni situatën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button