Ndikimi i së qarës në shëndetin tonë

E qara të bën mirë, pasi është një shenjë e mirë e shëndetit, një manifestim fiziologjik, ku me anë të tyre ke mundësi të shfaqësh anën tënde emocionale.

Emocionet e fshehura nuk i bëjnë mirë organizmit, sepse bëjnë që brenda teje të ketë shumë tension, duke sjellë me vete mjaft pasoja negative. Çdo lot shndërrohet në një të mirë të mundshme për organizmin, në momentin që i’u vjen të përloteni.

E qara nuk vjen gjithmonë si pasojë e dhimbjes, por ka plot të tilla që vijnë si pasojë e emocioneve sidomos brenda një çifti. Në ndryshim nga burrat theksojmë se gratë janë shumë të ndjeshme.

Gratë qajnë rreth 16 muaj nga jeta e tyre. Kjo vjen si pasojë e ngjarjeve nga më të ndryshmet, si për shembull gëzimi dhe suksesi i fëmijëve të tyre, i cili të krijon pafundësisht emocione sa që nuk mban dot veten nga lotët.

Arsyeja se përse meshkujt qajnë shumë pak lidhet me arsyet kulturore dhe edukative, të cilët i bëjnë më të fortë për të përballuar situata të ndryshme në jetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button