Turqia nuk e pranon raportin e PE-së

Raporti i Parlamentit Evropian (PE) për Turqinë me arsyetim se referimi është bërë me kërkesën për të njohur pretendimet armene u kthye pa u bë ndonjë procedurë, raporton Anadolu Agency (AA).

Raporti i cili në muajin prill në PE ishte pranuar me 375 vota, përfaqësisë së përhershme të Turqisë në BE iu dërgua sot. Përfaqësimi i përhershëm i Turqisë në BE, raportin e ka kthyer pa e futur në procedurë.

Burimet diplomatike deklaruan se arsyetimi i kthimit të raportit është e njëjta e asaj të vitit të kaluar, referimi ndaj shprehjes për thirrje ndaj Ankarasë për njohjen e pretendimeve armene në lidhje me ngjarjet e vitit 1915 si genocid.

Ish-ministri turk për BE, Volkan Bozkir pati thënë se nuk do të pranojnë raportin dhe do të kthejnë të njëjtin.

Ndërsa edhe për raportin që PE-ja e pranoi vitin e kaluar Bozkir ka thënë: ”Vitin e kaluar treguam se do ta kthejmë këtë raport nëse për ngjarjet e vitit 1915 bëhet referencë për gjenocid. Fatëkeqësisht vitin e kaluar raportin nuk e pranuam dhe e kthyem. Edhe këtë vit fatëkeqësisht, e njëjta referencë e PE-së përfshihet në raportin për Turqinë. Pavarësisht të gjitha përpekjeve dhe paralajmërimeve tona nuk ishte e mundur të eliminojmë këtë referencë. Për shkak të kësaj edhe këtë raport nuk do ta pranojmë dhe do ta kthejmë. Raportin në PE do të kthejë përfaqësuesi ynë i përhershëm”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button