Car Dushani nuk u pengon shqiptarëve Kosovar

Branko Gjorgjevski, koment – “ Tokmakët kanë edhe funksion ndërtimtarie”, Dnevnik
Për disa vite, në afërsi të qytetit kosovar Prizeren, do të rindërtohet shenjtorja e madhe e manastirit të cilën e ka ndërtuar dhe në të cilën është varrosur sundimtari car Dushani. As fakti se në kënaqet të cilat planifikohet të rindërtohen  do të formohet vend për 100 murgë nuk u pengon shqiptarëve lokal, e të cilët janë 95% me përkatësi të fesë Islame.

Daut Dauti, kolumnë – “ Fundi nuk e zbukuron veprën”, Dnevnik
Toka në Kalanë e Shkupit për vite me radhë është përmendur për rezidencë të BFI-së. Ajo që në mes të lagjes Aerodrom (mos ta përmendi atë në Vodno) ka qenë e dhuruar, kjo në Kala, ndryshe nga premtimi, është shpallë në licitacion, ku BFI-së, si institucion i vetëm dhe i parë të cilit ia kanë premtuar, as nuk i është dhënë mundësia të merr pjesë, për shkaqe të “dokumentacionit të parregullt”.

Erol Rizaov, kolumnë – “ Selaniku mundet të jetë edhe i yni”, Utrinski Vesnik
Edhe shansa më e vogël për blerje të pronës me vlerë në Greqi, përskaj interesave private dhe afariste, duhet të jetë pjesë e strategjisë shtetërore të qeverisë. Kur më në fund edhe ne do të blejmë diçka. Deri tani vetëm kemi shitur. Ja ku e kanë shansin patriotët e mëdhenj që Selaniku të jetë edhe i yni.

Vladimir Gligorov, kolumnë –“ Pse euro-ja vazhdon të jetë”, Utrinski Vesnik
Në shumë vende të Ballkanit të cilat kanë para, pushtetet monetare nuk janë të aftë të aplikojnë  regjim të kursit rrjedhës, derisa devalvimet kryesisht janë me tendencë për veprim afatshkurtër për shkaka të shpejtësimit të inflacionit dhe barrës së borxheve në valutë të huaj.

Dimitar Grumar, kolumnë- “ Edhe Babadimër për klasën e mesme”, Dnevnik
Vetëm kërkojmë diçka, e askush nuk jep asgjë. Nëse kriza ekonomike është për të gjithë, atëherë krizë është edhe për atë. Edhe nuk është për tu habitur nëse në vend të bordit për pritje, të formohet bordi për shpëtim të Babadimrit.

Aljosha Simjanovski, kolumnë – “Kinemaja është e vdekur, le të jetojë filmi”, Utrinski Vesnik
Lidhja mes televizionit, internetit dhe filmit është natyrale jo vetëm në nivel të distribuimit.

Petrit Saraqini, kolumnë – “Zgjim, solidaritet dhe qytetërim më aktiv në vitin 2014”, Sloboden Peçat
Na duhen ide racionale, logjike, dhe të aplikueshme e të cilat do të vendosin drejtim të ri. Së pari dalje nga kjo krizë ekonomike, psikologjike, politike dhe emotive , më pas bashkangjitje të rrjedhave bashkëkohore.

Mersel Bilalli, kolumnë –“Zemra e anakondës”, Sloboden Peçat
E po, urdhëroni heshtni edhe vitin e ardhshëm. Me këtë do ta heshtim edhe shkeljen e të sotmes dhe ardhmërisë të fëmijëve tanë.

Lajme të ngjashme

Back to top button