Google dhe Audi sjellin Android’in edhe në makina

Gjiganti i internetit Google është bashkuar me prodhuesin e madh të automjeteve, gjigantin tjetër gjerman Audi, për të zhvilluar sistemin argëtues dhe informative në makinë të bazuar në sistemin operativ Android, thuhet sipas gazetës Wall Street Journal.

Qëllimi i partneritetit, i cili pritet të zyrtarizohet javën e ardhshme në panairin e madh të Consumer Electronics Shoë në Las Vegas, do të mundësonte integrimin e muzikës dhe aplikacioneve për navigacion të cilat përdoren aktualisht nga përdoruesit në pajisjet mobile Android edhe në makinat e Audi, thonë burime të Journal, transmeton Telegrafi.

Partneriteti mes Google dhe Audi pritet të krijojë një sfidë të re për sistemin operativ iOS, me të cilin Apple synon të integrojë përdoruesit e iPhone softuerin e makines së tyre, për tu mundësuar atyre që ta kontrollojnë muzikën, mesazhet dhe hartat drejtpërdrejt nëpërmjet automjetit.

Deri tani, Apple ka nënshkruar marrëveshje të tilla me prodhuesit e mëdhenj të makinave, si BMW, Honda, Nissan, Mercedes, Ferrari, Hyundai, Kia, dhe Infiniti, me qëllim të integrimit të sa më shumë karakteristikave të iOS në makinat e tyre.

Megjithatë, ndryshe nga platforma mobile e Apple, e cila kërkon edhe pajisje mobile iOS (telefon ose tablet) për ta mundësuar integrimin me makinën, zgjidhja e re e Android do punojë pa pajisje mobile Android, por me një harder të integruar në modelet e reja të makinave të markës Audi. 

Lajme të ngjashme

Back to top button