Emocionuese: Letra e tifozit italian për Kombëtaren e Shqipërisë

“Mbrëmjen e djeshme pavarësisht rezultatit keni bërë një punë të jashtëzakonshme. Keni arritur që me gjithë vullnetin, kurajën dhe grintën tuaj të përballonit një nga kombëtaret më të forta të futbollit Europian dhe botëror.

Ju, të ardhur nga një tokë e afërt dhe e largët nën vështrimin e mister De Biasit dhe të stafit të tij keni arritur që në 99 minuta ti tregonit gjithë Europës se nga çfarë malli jeni bërë.

Unë ju kam mbështetur për 95 minuta; kam shkruar edhe fjalë që të mund të ju mbështesja sa më mirë; në krahun e majtë emrin e tokës tuaj, Shqipëria, ndërsa në krahun e djathtë kam shkruar moton tuaj; “Për të, për të luftojmë ne!”.

Ndoshta e kam ekzagjeruar, por gjithë ai lum i kuq dhe ato shqiponja të zeza të bëra luanë në fushë më kanë emocionuar dhe kam bërtitur siç kisha kohë që nuk e kisha bërë për një ndeshje futbolli.

Kur ai top shkoi aq pranë unë doja që të dilja në dritare që bie në sheshin kryesor të qytetit dhe të bërtisja: Gol, Gol, Gol! Por fatkeqësisht topi u ndalua në shtyllën pingule të portës dhe kundërshtari shumë më i fortë se ju, pastaj shënoi dy gola në minutat e fundit.

Kështu shkoi, por ju më keni bërë krenarë ashtu siç edhe ju kisha kërkuar në ndeshjen e parë përballë Zvicrës.

Çfarë të them? Është edhe një, jo më një ndeshje, por një përballje për të vazhduar ëndërrën e kualifikimit europian si skuadra e tretë më e mirë e grupit, ajo kundër Rumanisë që luan mirë.

Por kjo nuk e heq mundësinë që ju mund të luani shumë mirë. Unë, edhe nëse do të kem ndonjë provim, do të ju ndjek dhe nëse do të jetë e nevojshme do të ulëras edhe pse jam larg stadiumit ku ju do të luani.

Sepse gjithsesi bëhet fjalë për një lojë. Do të jeni një nga kujtimet më të këndshme të këtij Europiani edhe pse është ende në fillim të tij e ku kanë luajtur të gjitha kombëtaret.

Unë bëhem tifoz gjithmonë me skuadrat më të vogla, ato sfidueset, ato që askush nuk beson, por që të japin më shumë kënaqësi në kualifikime.

Ju keni djersitur shumë dhe ju siguroj se do të jeni njësoj të lumtur edhe nëse do të shënoni vetëm një gol e nuk do të kaloni më tej në këtë Europian. Në këtë mënyrë do të vendosni emrin tuaj në listën e golashënuesve të këtij kampionati dhe askush dhe asgjë nuk mund ta fshijë përgjithmonë; pak a shumë siç keni bërë edhe në zemrën time të një tifozi të pasionuar me këtë botë futbollistike.

Dijeni se ashtu siç ju kam njohur unë, nuk do të ju harrojë Italia, edhe në Siçili, në Katania, në Valverde do të keni gjithmonë një tifoz më shumë. Faleminderit për atë që keni bërë dhe faleminderit një mijë herë për atë që do të bëni me të voglën, por të madhen zemrën tuaj.

FORCA SHQIPERIA!”

Simone Rizzo

Botuar në faqen e Gianluca Di Marzio e përkthyer nga syri.net

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button