“Fatima” në Festivalin e filmit francez

Në kuadër të Edicionit të 9-të të Festivalit të filmit francez sonte në Shkup do të shfaqen filmat “Fatima” dhe “Verë”, ndërsa nesër në program është “As në qiell e as në tokë”. Në Ohër, madje, në Qendrën për kulturë “Grigor Përliçev”, vizitorët sonte do të mund ta shikojnë filmin “Tre zemra” , ndërsa nesër “Gjykatësi”.

Festivali filloi pardje, me projeksion të filmit “Rruga për në Stamboll” nga regjisori algjerian Rashid Bushareb në kinemanë “Milenium”. E organizojnë Ambasada e Francës dhe Instituti francez me mbështetje të Ministrisë së Kulturës. Dje në Shkup u shfaqën filmi “Frika” dhe dokumentari “Nesër”, ndërsa në Ohër filmi “Kapriço”.

Motoja e sivjetme e festivalit është “Kinematografi e ndryshme”, ndërsa programi, parahas projeksioneve, parashikon edhe takime profesionale me punonjësit filmik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button