Vietnam: dallgët e detit marrin jetët e 7 fëmijëve

Shtatë fëmijë janë mbytur në ujë derisa po notonin në plazhin e detit në afërsi të qytetit Ho Shii Mina, në jug të Vietnamit, ka njoftuar polica e këtij vendi, njofton Tanjug.

Fëmijët janë kapur nga dallgët e fuqishme detare, kurse fatkeqësia ka ndodhur ditën e diel, kur fëmijët janë në pushim shkollor.

Një përfaqësues i policisë lokale i ka thënë AFP-së se trupat e pajetë të fëmijëve janë gjetur. Gazeta shtetërore “Tuoi Tre” ka njoftuar se në piknik kishin dalë rreth 100 nxënës, kurse të mbyturit i përkasin moshës, 12 deri 14 vjeç.

Sipas fjalëve të një mësueseje, shumë prej fëmijëve kanë qenë notues të mirë, porse rrymi i fuqishëm i ka tërhequr.

Mbytja në ujë e fëmijëve është një dukuri në Vietnam. Mediet theksojnë se çdo vit në këtë shtet vdesin rreth 3.500 fëmijë.

Lajme të ngjashme

Back to top button