Obama: Sulmi terrorist në Orlando nuk është organizuar nga celula terroriste

Presidenti amerikan Barack Obama gjatë vizitës në Orlando, në takim me të mbijetuarit dhe familjet e viktimave të sulmit të fundit në qytetin amerikan, tha se ata janë “pjesë e familjes amerikane,” raporton Anadolu Agency (AA).

“Familjet e viktimave të masakrës në Orlando mund të ishin familjet e cilit do prej nesh. Dhimbja e familjeve me siguri nuk mund të përshkruhet”, ka thënë Obama.

Obama theksoi se ushtria do të angazhohet më tepër në parandalimin e sulmeve si ai në Orlando, San Bernardino dhe Kaliforni.

Ai shtoi se operacioni kundër DAESH-it nuk mjafton për t’i parandaluar sulmet terroriste, të atyre siç i quajti “ujqër të vetmuar”.

“Do të duhet diçka edhe më tepër se ushtria jonë në këtë luftë”, ka thënë Obama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button