Vuçiq: Nuk ka dëshmi se shqiptarët i vranë serbët në lokalin “Panda” të Pejës

Shteti serb ka kryer likuidimin e gazetarit Slavko Curuvija , tha zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke shtuar se autorët e drejtpërdrejtë të vrasjeve të tilla janë ende gjallë. Në një emision në TV Pink, ai ka thënë se si jurist shpejtë do të dëshmojë se shteti serb ka vrarë kundërshtarët, shkruan Telegrafi.

“Ky është një problem i tmerrshëm për vendin tonë”, tha Vuçiq, duke shtuar se fjala është për pushtetin pjesë e të cilit ka qenë, por që nuk ka qenë pjesëmarrës e as nuk ka ditur gjë. Ai shton se në 14 vitet që nga vrasja e Curuvijsë, është përpjekur që të thuhet se “kryesit e krimit nuk janë më gjallë”, që të hiqet dorë nga zbardha e këtij rasti.

Të kujtojmë, Vuçiq të shtunën ka thënë se nëse nuk e zgjedh këtë rast, ai do të japë dorëheqje.

Zëvendëskryeministri serb tha se janë shumë “gjëra të tmerrshme me të cilat duhet të përballen”, duke përmendur si shembull “vrasjen e serbëve në lokalin “Panda” (Pejë), në Kosovë më 1998”, për të cilën tha se nuk ka dëshmi se vrasjen e kanë kryer shqiptarët, ashtu siç besohej.

Duke folur për anëtarësimin e Serbisë në BE, Vuçiq tha se viti 2020 është vështirë i arritshëm, por qëllim i mundshëm.

“Pres prapë probleme në rrugën drejt BE-së, por ajo rrugë është e qartë”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button