Sot pa rrymë mbeten Saraji, Bardovca dhe Lisiçja

Pa furnizim me energji elektrike sot prej orës 09:00 deri në orën 13:00 do të jenë konsumatorët e rrugës 2 në fshatin Bardovcë, komuna Karposh, prej 09:00 deri më 15:30 konumatorët e fshatit Kopanicë, komuna Saraj, ndërsa prej orës 10:00 deri në orën 12:00 konsumatorët e rrugës Todor Çangov, nënrrugët nr.21, 27, 29 dhe 59, në komunën Aerodrom.

Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, pas njoftimit të marrë nga SHA EVN Maqedoni, kumton se ndërprerjet do të bëhen për shkak të ndërhyrjeve investuese për përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve në rajone të caktuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button