Osmani: Viti i varfërisë dhe korrupsionit duhet të kthjellojë votuesit

Intervistë me kryetarin e partisë Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK), Rufi Osmani.

“Problemet bazë si papunësia, varfëria, diskriminimi në baza etnike dhe kapja e ekonomisë nga ana e shtetit janë dukuri që do të vazhdojnë edhe në 2014. Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme, ato do të ishin pa legjitimitet”, thotë mes tjerash, Rufi Osmani.

Portalb:
 Lëmë pas një vit me një bilanc politik të dështuar në proceset integrues dhe zhvillime dramatike që shpesh kanë sjellë në kulm përkeqësimet e marrëdhënieve ndër etnike. Në prizmin tuaj, çfarë viti lëmë pas? 

Rufi Osmani: Vit i kontinuitetit qeveritar, Qeveri e cila në të gjitha drejtimet është e dështimeve, dështime të cilat ua shet qytetarëve si suksese në kuadër të një marketingu agresiv dhe shumë të shtrenjtë që e paguajnë qytetarët me taksat e tyre. 
Pa diskutim se proceset e integrimeve janë të destinuara  të jenë të dështuara duke pasuar parasysh qasjen konflikt ale të  Omrm(Vmro) që nga viti 2007 kur kjo parti qeverisën vendin. Tashmë edhe njerëzit kryesor të kësaj  qeverie duhet ta kenë të qartë se projekti i antik vizimit të identitetit maqedonas e ka fut në konflikt këtë qeveri jo vetëm me Greqinë, por edhe me qarqet meritore ndërkombëtare diplomatike dhe të historiografisë. 
Kjo qasje manifeston një amatorizëm të paparë diplomatik dhe politikë duke mos marr parasysh pozicionet asimetrike të dy vendeve në institucionet kryesore ndërkombëtare ku aspirojmë të bëhemi anëtar dhe ku Greqi ka të drejtën e vetos. 
Ky mozaik i dështimit diplomatikë u plotësua me folklorizmin diplomatik te ALi Ahmetit i cili në esencë ishte një paralelizëm i pa tolerueshëm pa asnjë vlerë shtesë dhe synonte të mbulon dështimet e BDI-ë në plan të brendshëm duke manipuluar anëtarët e sajë se gjoja çelësi i kontestit të emrit qenka te BDI-j, sa tragjike dhe komike njëkohësisht. Në Maqedoni ndodhë një paradoks i llojit të veçantë sa më e keqe të jetë situate ekonomike dhe sociale dhe sa më të ngarkuara të jenë  marrëdhëniet ndëretnike në veçanti në rajonin e Shkupit aq më të forta janë koalicionet qeveritare në rastin konkret Omrm(vmro)-Bdi. 

Portalb: Cili është paradoksi i vërtetë i kësaj situate?

Rufi Osmani: Një nga shpjegimet potenciale për këtë situate është fakti që PDSH si parti më e madhe e opozitës shqiptare injoron bashkëpunimin me RDK-në dhe struktura tjera opozitare dhe kritikon opozitën maqedonase që e ka kuptimin se e lut Omrm(vmro) që ta merr në qeveri nëse rastësisht BDI-ja, “gabon” ta lëshon qeverinë.  Është një situate tragjikomike që nuk ekziston në asnjë shtet tjetër. Duhet thënë me korrektësi se edhe kori diplomatik në vend është duke i vrojtuar fenomenet negative pa ndonjë ndikim më serioz preventiv në këtë drejtim.
Mendoj se ministrja e kulturës dhe ministri i transportit gabuan kur përmendoren e car Dushanit e vendosën në urën e civilizimeve, ajo shtatore e atij diktatori duhej të vendosej para selis se BDI-së në Shkup që të kthjellohen votuesit  e kësaj partie se cilin opsion politik e kanë votuar në vazhdimësi.  

Portalb: Për RDK-në, mund të thuhet se ishte një vit i dështimit politik, pas humbjes   së zgjedhjeve lokale të cilën ju e kontestoni. A do të jeni më aktiv politikisht vitin e ardhshëm?

Rufi Osmani: Jam njohës i mirë i proceseve politike dhe atyre zgjedhor në Maqedoni nga 1992 deri më sot. Zgjedhje më të vështira në jetën time nuk kam pasur rast të menaxhojë dhe të vëzhgojë. Një ndjenjë e çmendurisë kriminal për të fituar me çdo kusht u manifestua nga BDI e Ahmetit në veçanti në Gostivar në zgjedhjet lokale në përgjithësi.
Një trysni e jashtëzakonshme mbi qytetarë, biznesmenë, të punësuarit në administrata, shfrytëzuesit e ndihmës sociale nga funksionar të lart si ,ministra, deputet, gjykatës, anëtarë të KQZ, drejtorë, agjent të sigurimit, policë dhe bandit ordiner për të fituar me çdo kusht në Gostivar dhe në shumë komuna tjera. 

Portalb: Përveç Ali Ahmetit që e potenconi si orkestrues të këtyre manipulimeve, kishte edhe zyrtarë të tjerë që bënin trysni politike?

Rufi Osmani: Ajo që më ka ngelur në kujtesë të hidhur është fenomeni i keqpërdorimit flagrant të njerëzve të sëmur në spitale dhe trysnia që ministri aktual i drejtësisë u bënte gjykatësve në restorantin Lavita dhe përfaqësuesi i BDI-së në KQZ në Montblan ndaj komisionarëve duke u dhënë instruksione manipulimi të procesit zgjedhor.  
Se pangopshme ia për pushtet nuk ka fund pasqyron rasti i myftiut të BFI në Gostivar dhe të disa këlyshëve të tij të cilët pa fije turpi bënin propagandë politike duke kara hasura disa funksionar pijanecë dhe kriminale të BDI-s me të dërguarin e zotit Muhamedin AS. Një degradim dhe turp i  paparë i pa ndodhur deri më sot, zoti i dënoftë në këtë dhe në botën tjetër.  
RDK-ja dhe Rufi Osmani i fituan zgjedhjet lokale në Gostivar në rrethin e parë dhe të dytë zgjedhor në mars 2013 me 18,250 vota të pastra si loti , rezultati u përmbysë nga koalicioni i krimit zgjedhor i qeverisë aktuale. Në vitin 2013 ndodhi atentati i dytë politikë në Gostivar nga partia e Ali Ahmetit me vjedhjen e votës nga koalicioni i krimit zgjedhor në përbërje BDI – VMRO ,PDSH, LSDM, turqit, maxhupët dhe armata e gjerë e falsifikatorëve.  
Kam pasur rastin të shëtis në vendbanimet shqiptare në rajonin e Shkupit dhe Kumanovës dhe të konstatojë një mjerim të paprecedent, ndërsa po këto votues vazhdojnë me shumicë të votojnë BDI-në, një paradoks  i pashpjegueshëm. Rasti i Sopotit më ka ngelur në kujtesë së bashku me familjarët e të dënuarve nga ky rast të cilët i kam vizituar dhe ndihmuar  financiarisht si RDK dhe të cilët në zgjedhje votuan për kundërshtarët tonë.  
Fakti që jemi të margjinalizuar nga një numër i konsiderueshëm i mediave me rëndësi nacionale dëmton aktivitetin tone dhe ka ndikim demotivues në rritjen e anëtarësisë tone.   

Portalb: A vlerësoni se qytetarët shqiptarë kërkojnë ndryshime, cila do të jetë strategjia juaj për  Të marrë votat e të “pakënaqurve”?    

Rufi Omani: Ne kemi struktura shumë të fuqishme në Gostivar dhe struktura të konsoliduar në Strugë dhe Kumanovë , ndërsa në dy komunat më të mëdha shqiptare Tetova dhe Shkupi aktiviteti jonë nuk prodhoi efektet e pritura për më shumë arsye përkundër përpjekjeve permanente për të ndryshuar situatën. 

Disa analistëve, komentatorëve dhe intelektualëve ndër më kritikët ndaj qeverisë aktuale u kemi ofruar bashkëpunim, nominim dhe anëtarësim në radhët e RDK-së në ciklet paraprake zgjedhore por nuk kanë pranuar ofertën e bërë me tezën se nuk jemi të sigurt se do fitojmë me kandidaturën në emër të RDK-së. 
Është një sfidë e madhe të vihesh sot në ballë të zgjedhjes së problemeve  të shumta të qytetarëve në veçanti atyre shqiptarë. Ri përsërisë një formulë të ditur se bashkimi ose bashkëpunimi bënë fuqi. Në veçanti ky bashkëpunim publik dhe demokratikë është i domosdoshëm në nivel nacional por në veçanti në nivel të rajonit të Shkupit kur shqiptarët janë të margjinalizuar dhe të rrezikuar jo vetëm politikisht por edhe fizikisht.

Portalb: Pas një përvoje relativisht të shkurtër në skenën politike si parti, sa e hapur do të jetë në të ardhmen RDK-ja, për numrin e madh të të rinjve që kërkojnë një mbështetje politike? Cilat do të jenë hapat e juaja konkrete?

Rufi Osmani : Në teori dhe në praktikat e vendeve me tranzicion të zgjatur politikë dhe ekonomik dhe ku varfëria dhe papunësia janë në rritje kërkohet më shumë kontribut nga inteligjencia dhe të rinjtë. 
Inteligjenca e mirëfilltë dhe rina është e para destinuar të jetë avangarda e proceseve reformatore. Në rastin e shqiptarëve sikur ndodhë e kundërta. Nëse analizoni raportin e cilësisë të Universitetit të Shangajit universitet shqiptare nuk figurojnë në asnjë rangim me përjashtim të UEJL i cili është i dyti në RM por në radhitje të ulët në nivel botëror.  Në konkurset për asistent, profesor, Dekan dhe Rektor në universitet publike çdo gjë është e ditura para hapjes së konkursit. Sot inteligjencia i është nënshtruar skajshmërish politikës deri në atë masë sa nuk gjen dot individ që do japin vlerësime kritike për këtë realitet të hidhur që zhbën të tashmen dhe të ardhmen tonë, çdo respekt përjashtimeve të rralla. 
Më duhet me keqardhje ta them se po ky sojë i inteligjencës i moshave më të  shtyra ka infektuar rinin tonë e cila të vetëm  punë që dëshiron ta bënë është punësimi në administratë si argat i partisë në pushtet ose emigrimi jashtë vendit. Dyert e RDK-së kanë qen të hapura për të rinjtë dhe intelektualët, ne kemi të rinj në radhët tona, të cilët janë të dedikuar të sakrifikojnë për një të nesërme më të mirë. 

Portalb: Nuk duhet te jesh një ekonomist i mire për të dhënë ndonjë vlerësim për gjendjen ekonomike në vend. Si njohës i rrethanave ekonomike e politike, çfarë na pret në vitin 2014?

Rufi Omani: Struktura e buxhetit e vitit 2014 është identike me buxhetet paraprake. Edhe ky buxhet u dedikohet votuesve të kësaj qeverie, pra administratës, buqëve të lidhur me qeverinë, shfrytëzuesve të ndihmave sociale dhe pensionistëve. Planifikimet  për dy investimet kryesore kapital, rruga Ohër –Kërçovë dhe Shkup-Shtip duhet të analizohen me vëmendje dhe të konstatohet se këto investime do të kenë kosto shtesë të lartë korruptive për shkak të faktit se tenderët i menaxhon dhënësi i kredit kompani e qeveris kineze që është nonsens politikë. 
Lënia pa ndërtuar aksin rrugor Gostivar–Kërçovë e bën ketë investim të pajustifikueshëm në kuptim të dobishmërisë publike. Problemet bazë të dezinvestimit, papunësisë së lartë , varfërisë , diskriminimi në baza etnike dhe rajonale dhe kapja e ekonomisë nga ana e shtetit janë dukuri që do të vazhdojnë edhe në 2014. Problemi bazë i ekonomisë është konsumi buxhetor tepër i lartë prej 2,7 miliard euro , borxhet e larta publike dhe private që ia marrin frymën ekonomisë dhe qytetarëve që stimulon shpërnguljen masive të të rinjve.  
Këto politika ekonomike dhe buxhetore të shoqëruara me korrupsion të lart institucional janë të para destinuara të prodhojnë skenarin grek në Maqedoni në një periudhë afatmesme.      

Portalb: Mendoni se zgjedhjet e parakohshme në pranverë janë të pashmangshme, nëse ndodhin, çfarë mund të ndryshojnë ato? Mendoni se vota i takon vullnetit por edhe parasë?

Rufi Osmani: Mendoj se kjo qeveri nuk ka legjitimitet demokratik të organizon zgjedhje të radhës në veçanti për parlamentin e vendit pas keqpërdorimeve permanente që i ka bërë në vazhdimësi. Në një situatë kur me statistikat zyrtare ne fund të nëntorit në Maqedoni ka vetëm 1,7 milion banorë rezident dhe kur nga ky numër do të minusohen 400 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme ngel numri  i  votuesve real prej vetëm 1,3 milion persona. 
Kur të krahasohet ky numër real i votuesve  me numrin e votuesve të regjistruar prej 1,8 milion votuesish do ngelë numri prej mbi 500 mije vota si mundësi manipulative.   
Sistemi i padrejtë zgjedhor nuk i mundësoi RDK-së në 2011 që të kemi së paku 5 deputet edhepse me 30 mijë vota i meritonim, përndryshe PDSH me 65 mije vota mori 8 deputet ndërsa BDI me 100 mije vota mori 15 deputet. 
Përderisa një deputet i RDK-së në nivel nacional peshon 15 mijë vota, një deputet i PDSH peshon 8 mije vota , ndërsa një deputet i BDI-së peshon vetëm 7mijë vota ndërsa deputetet e VMRO-së, diasporë peshojnë vetëm 1 mijë ose 2 mijë vota. 
Kur dy elaborateve të mësipërm do u shtohet monopoli mediakt dhe supremacioni financiar jo legal i partive qeveritare bëhet e qartë se organizimi i zgjedhjeve të parakohshme është i pakuptimit sepse paraprakisht dihen fituesit- qeveritarët aktual. Pa pastrim komplet të listave zgjedhore dhe pa organizim të zgjedhjeve nga një qeveri teknike , zgjedhjet nuk kanë kuptim dhe nuk duhet të organizohen. Mendoj se nuk do ketë zgjedhje të parakohshme sepse nëse ato organizohen do jen pa legjitimitet demokratik.

Portalb: Marrëveshjen tuaj me PDSH-në, e konsideruat si e dëmshme për RDK-në, a mund të përsëritet kjo nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme?

Rufi Osmani: Pranimi  i ofertës së PDSH-së për bashkëpunim nga RDK-ja ishte sinjal se jemi të përgatitur për pragmatizëm politikë në funksion të fitores së opozitës duke mbyllur kaptinat e të kaluarës politike. Arsyet  e prishjes së bashkëpunimit ishin shpifje mediatike të PDSH-së që nuk ia vlen të përmenden. Matematikat zgjedhore për tre cikle zgjedhore 2009,2011,2013 argumentojnë se votat e opozitës shqiptare janë më të mëdha se votat e BDI-së dhe se një bashkëpunim korrekt pragmatik nën supozim se nuk  ka vjedhje të votave garanton fitore të sigurt të opozitës. Jam i përgatitur si kryetar i RDK-së të abstenoj nga pozicioni kryetarit dhe të kaloj në funksione tjera partiake në kuvendin qendror të partisë me qëllim që partia të përparon dhe të jetë pjesë e ndryshimeve pozitive në kampin politikë shqiptarë dhe akcelerator i ndryshimeve në nivel të vendit.

Portalb: A mendoni se qytetarëve shqiptarë u mungon alternative e mirëfilltë opozitare në spektrin politik shqiptar? Nëse po, çfarë do të bëjë Rufi Osmani që të u dëshmojë shqiptarëve, se kjo alternativë ekziston?

Rufi Osmani: Rasti i deputetit Izet Zeqiri është fenomen për tu analizuar. Izet Zeqiri pa diskutim ishte deputeti më produktiv shqiptare në këto 20 vite, një intelektual dhe guximtar i pashoqi në një komune me dy universitete shqiptare mori vetëm 2000 vota.  
Një rezultat i kësaj natyre është i papranueshëm për logjikën e shëndosh dhe argumenton një nivel tepër të ulët të vetëdijes politike të inteligjencës dhe të votuesve shqiptare në përgjithësi. 
Në këtë rast në kujtesën time rikthehet fjalimi i Fan Nolit i mbajtur në parlamentin shqiptare në vitin 1924 ku ai identifikon anarkinë morale, patriotike, fetare e sociale dhe te idealit si arsyen kryesor të katandisjes së plote të kombit shqiptare. Sot pas 90 vitesh kemi të bëjmë me një situatë identike bile edhe më të zymtë  në të gjitha tokat shqiptare. 
Më duhet të konstatojë me objektivitet se pikërisht aty ku sot ka më shumë probleme, në Shkup radhët tona janë mjaftë tragjike. Parë nga ky këndvështrim dyert tona janë të hapura për të gjitha iniciativat, individët dhe strukturat që kanë kapacitet dhe ide që e në mënyrë demokratike të kundërshtojmë padrejtësi dhe të ofrojmë alternativat e perspektives.  
Opozita ndajë të keqes nuk është vetëm opozita politike por është opozitë e bashkuar nga të gjitha strukturat dhe organizmat që nuk janë dakord me politikat qeveritare. Rasti i Ukrainës dhe i shumë vendeve tjera me kulturë demokratike argumenton se ky front duhet të jetë gjithëpërfshirës me organizata të rinis , media opozitare, OJQ , shoqata biznesi dhe së fundi edhe parti politike.  Të punojmë dhe  shpresojmë se në 2014 do të jemi më afër kthesës pozitive të shumë pritur.  /Portalb      

Lajme të ngjashme

Back to top button