Dita e Veteranëve të UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sot shënon Ditën e Veteranit, ditë që nderon kontributin e sakrificën e tyre për liri.

Ndërkohë, ata ende vazhdojnë të jetojnë në kushte të vështira dhe pa përkujdesje institucionale.

OVL e UÇK-së, ka uruar të gjithë bashkëluftëtarët për këtë ditë të rëndësishme.

Ndërkohë, organizimet për nder të sakrificës së veteranëve do të mbahen në Prekaz, duke filluar nga ora 11:00.

Ndryshe, kanë kaluar 14 vjet dhe ende nuk është zgjidhur me ligj çështja e veteranëve, një pjesë e të cilëve jetojnë në kushte shumë të vështira, madje sipas KMD e UÇK-së, janë 43 ish-luftëtar të cilët për shkak të gjendjes së rënd ekonomike dhe mos trajtimit të duhur kanë bërë vetëvrasje, shkruan “KP”.

Lajme të ngjashme

Back to top button