Mehmeti: Nëpërmjet ndërtimeve pa leje të “Shkupi 2014” nuk mund të ndërtohet identiteti i Maqedonasve

Un pres që vitin e ardhshëm të finalizohet projekti Shkupi 2014 që të mund të vendosim një linjë dhe të shohim sa do të jetë borxhi dhe sa kohë do të na duhet ta paguajmë këtë borxh deri në realizimin e këtij projekti. Kështu deklaroi deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti në intervistë për Faktor duke shtuar se Maqedonia nuk do të hy serish në filmin parazgjedhor, por nuk është e sigurt që nuk do të ketë.

Ajo duke folur për përmendoren e car Dushanit tha se nuk është e logjikshme që të vendoset dhe askush të mos merr përgjegjësi për atë.

Un asnjëherë nuk besova se askush nuk e di se si ajo përmendore u vendos te ura. Fakti që të gjithë kanë fshehur dhe nuk kanë dhënë përgjigje, tregon se të gjithë e kanë ditur, institucionet kompetente, se bëhet fjalë për figurë kontroverse dhe që nuk do të përshëndeteshe as nga vet Maqedonasit. 

“Nuk është e pranueshme që, projekti që duheshe ta vulos identitetin dhe ekzistimin e maqedonasve gjatë historisë, të zbatohet nëpërmjet ndërtimeve të paligjshme”, pyeti deputetja Mehmeti. 

Lajme të ngjashme

Back to top button