Ja si shpjegohet besnikëria ndaj partnerit

Pas kërkimeve të shumta, është zbuluar se sekreti për të qenë gjithmonë besnik/e ndaj partnerit përkatës, konsiston dhe ndikohet së tepërmi nga mbajtja lartë e hormonit të dashurisë, oksitocinës.

Universiteti gjerman në Bon, në një publikim të bërë në revistën “Proceedings”, shpjegon se nëse oksitocina mbahet lartë, shton tërheqjen ndaj partnerit.

Interesante është se për të stimuluar prodhimin e saj, mjafton të përqafohesh, të bëni dashuri, të kapeni prej dore, të putheni ose dhe vetëm duke u parë në sy.

Sekreti i besnikërisë është zbuluar nga një studim i bërë në Universitetin e Bon-it, duke përfshirë disa Dj meshkuj, të impenjuar në lidhje të qëndrueshme.

Pasi kane aplikuar një lëndë hundore me baze oksitoninë disa prej tyre, i kanë treguar atyre disa imazhe të partnereve respektive, duke i ngatërruar ato, me disa foto femrash që nuk i njihnin. Rezultati? Meshkujt qe kishin marre oksitoninë kane pasur sy vetëm për partneret e tyre, duke ju dukur pa dyshim me tërheqëse sesa rivalet.

Dhe jo vetëm, pasi kane fotot e partnereve te tyre janë aktivizuar zona cerebrale përgjegjëse për shfaqjen e kënaqësisë, ndërsa për te panjohurat kane provokuar te kundërtën./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button