Këto veprime dëmtojnë sytë

Çdo ditë ne i bëjmë disa veprime të cilat i dëmtojnë shumë rëndë sytë tanë.

Sytë janë të rëndësishëm për të gjithë dhe është e nevojshme t’i kushtohet rëndësi. Për disa veprime, të cilat janë bërë të përditshme, ndoshta ende nuk e dimë që ndikojnë keq tek sytë tanë e është mirë t’i shmangni sa më shumë.

Përqendrimi i tepruar në celularin tuaj

Përqendrimi dhe përdorimi i tepruar i celularit tuaj dëmton sytë dhe i bën ata më të dobët dhe delikat ndaj dëmtimeve.

Shikimi i televizorit gjatë natës

Në fakt të shikoni në çdo lloj ekrani gjatë natës, në errësirë, përfshi këtu celularët, kompjuterët, e-reader-at, është e dëmshme për ju. Niveli i dritës ndryshon dhe sytë tuaj duhet të sforcohen për tu përqendruar. Përqendrimi i tepërt bën që ato të dëmtohen.

Flini me lentet vënë

Sado i lodhur të jeni kur bini për të fjetur, mos flini me lentet vënë. Jo vetëm që rrezikoni të infektoni sytë tuaj, por edhe i dëmtoni ato në mënyrë të vazhdueshme.

Fërkimi i syve

Nëse ju fërkoni sytë tuaj pa e ditur mund t’i dëmtoni ata. Fërkimi i fortë i syve, mund të këpusë venat e gjakut, që ndodhen pas tyre.

Mos ushqimi i shëndetshëm

Dieta dhe ushqimi i shëndetshëm i bën mirë edhe syve tuaj. Mundohuni të konsumoni ushqime që i bëjnë mirë syve dhe forcojnë shikimin tuaj.

Teprimi me grim

Grimi i tepruar e sidomos në zonën e syve është gjithmonë i dëmshëm.

Mos fjetja e mjaftueshme

Mungesën e orëve të gjumit të parët që e vuajnë janë sytë tuaj. Nëse nuk flini mjaftueshëm do të ndiheni më të lodhur e sytë tuaj do të sforcohen për veprimtarinë e tyre.

Mos mbajtja e syzeve tuaja (apo syzeve të diellit)

Ju neglizhoni të mbani syzet e shikimit apo edhe t’i mbroni sytë tuaj nga dielli. Mos e lini pas dore, sepse do të ndjeni problem në vitet e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button