Michael Schumacher pëson aksident, po lufton me vdekje

Michael Schumacher ka pësuar një aksident të rëndë dhe për pasojë ka rënë në koma. Mjekët bëjnë të ditur se gjendje e tij është kritike.

Schumacher, 7 herë kampion bote në F1 pësoi një aksident duke bërë ski, ai ka rënë ndërsa ishte duke u pozicionuar jashtë piste në Meribel, lokalitet në Alpet franceze ku ish-piloti ka edhe një shtëpi.

Schumacher është dëmtuar në kokë dhe është transportuar në spital në Grenoble me helikopter, ku është operuar me urgjencë. Boletini mjekësor flet për “gjendje kritike” dhe “koma” dhe me kalimin e orëve gjendja e tij sa vjen dhe bëhet më e rëndë.

Komunikata e shpërndarë nga qendra spitalore universitare e Grenoble nënvizon se Schumacher “në momentin e mbërritjes këtu vuante nga një traumë e rëndë në kokë, në gjendje koma, për të cilën është bërë e nevojshme një operacion i menjëhershëm neurokirurgjik”.

Me Schumacher-in në këto momente të vështira po i qëndron pranë gruaja e tij Korina dhe fëmijët e tyre. Ndërkohë e gjithë bota e sportit lutet për të kaluar sa më shpejt betejën me vdekjen. Lutjet e para kanë mbërritur nga Felipe Masa, Luka Di Montezemolo, Bernie Eklestone.

Lajme të ngjashme

Back to top button