fbpx

Horoskopi ditor, e premte 25 mars 2022

Dashi

Tashmë Marsi, që për një pjesë të mirë të të dashuruarve të kësaj shenje ka qenë negativ, duket se e ka përfunduar “misionin” e tij pengues dhe do të rikthehet pozitiv. Beqarët duhet të tregohen sa më të matur në hapat që do ndërmarrin. Në planin financiar tregohuni sa më shumë të matur.

Demi

Nëse do të vazhdoni të tregoheni përsëri të plogët dhe pa shumë vullnet, nuk do të bëni gjë tjetër veçse do të rëndoni më shumë pozicionin tuaj në raport me partnerin/en. Erosi në rënie. Beqarët do kenë një ditë mbushur me takime interesante. Financat do jenë shumë të mira.

Binjakët

Përsëri për ata që janë në një lidhje është Merkuri ai që e kthen gjithçka, ose thuajse gjithçka në favorin e tyre. Mos i humbisni mundësitë. Beqarët do jenë të lirë të bëjnë çfarë të duan dhe mundësitë do t’i kenë të shkëlqyera. Financat do jenë të ekuilibruara.

Gaforrja

Afërdita nga njëra anë dhe Marsi nga ana tjetër do t’i japin ditës së sotme një ritëm të lartë, në të dy aspektet, atë sentimental dhe në atë të punës. Kujdes, mos premtoni të pamundurën. Beqarët do zhgënjehen pasi do krijojnë shumë iluzione nga takimet. Buxhetin do e keni gjithë kohës në kontroll.

Luani

Edhe pse mund të keni ndonjë moment jo shumë pozitiv gjatë ditës së sotme në marrëdhënien në çift, në përgjithësi dita do të jetë e mirë. Po kështu edhe erosi. Beqarët do jenë striktë dhe do bëjnë hapa të menduar në përzgjedhjen e tyre. Financat nuk do jenë aspak të këqija.

Virgjëresha

Më në fund, pas një periudhe jo shumë të mirë po fillojnë të duken shenjat e para të një kthese pozitive. Në përmirësim edhe raportet me partnerin/en. Beqarët do kenë mundësi vetëm për aventura, asgjë serioze. Buxheti do jetë i mirë në çdo moment.

Peshorja

Edhe të lindurit e kësaj shenje dhe që gëzojnë një lidhje dashurie do të ndjehen si të çliruar, pasi ndikimi i Marsit agresiv duket se ka rënë ndjeshëm. Beqarët më në fund do gjejnë personin që kanë pritur prej kohësh. Në planin financiar do merrni masa strikte.

Akrepi

Marsi që sapo ka hyrë në shenjën tuaj vërtet që ju bën më dinamikë, por nga ana tjetër ju bën edhe të rrëmbyer, që mund të ndikojë negativisht lidhur me marrëdhënien tuaj me partnerin/en. Beqarët do preferojnë të qëndrojnë me statusin që kanë. Në planin financiar nuk duhet të hidhni hapa të nxituara.

Shigjetari

Nga një sukses në tjetrin, kjo mund të thuhet për pjesën më të madhe të atyre që i përkasin një lidhje, që është totalisht në ndikimin e yjeve të mirë. Partneri/ja ka nevojë për ju. Beqarët do refuzojnë takimet, pasi nuk janë ende gati për ndryshimin e statusit. Financat do jenë goxha të mira.

Bricjapi

Me kalimin e Marsit krahas Saturnit në shenjë do të jeni më të gjallëruar dhe kjo do t’ju japë më shumë mundësi për të ndjekur nga afër aktivitetin tuaj në planin sentimental. Beqarët edhe sikur të duan nuk do të shmangin dot krijimin e një lidhjeje. Financat do jenë disi të paqëndrueshme.

Ujori

Do të jeni në guidën e Jupiterit dhe Marsit, kontrasti i të cilëve nga ana tjetër bën të jeni disi të pavendosur, ndonëse partneri/ja ju jep shumë energji. Afërdita duket se ju rizgjon diçka në aspektin sentimental. Beqarët do kenë takime të shumta, por vetëm një person do i tërheqë. Me financat do jeni të organizuar.

Peshqit

Me kaq shumë planetë pozitivë në qiellin tuaj si zor që dita e sotme të mos shënojë gjëra pozitive për ju të dashuruarit. Megjithatë, nuk duhet t’ia lini gjithçka qiellit dhe rastësisë. Beqarët do kenë plot takime interesante, por duhet të tregojnë edhe kujdes. Në planin financiar nuk duhet të rrezikoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button