Ersen Sali te Partizani i Tiranës

Futbollisti shkupjan Ersen Sali si duket ka marrë vendim që nga sezoni i ardhshëm të jetë pjesë e kategorisë superiore të Shqipërisë, duk u bashkuar me Partizanin e Tiranës ku po luajnë edhe dy shqiptarët tjerë nga Maqedonia, është shkupjani tjetër Ertan Demiri dhe tetovari Mevlan Murati. 

Lajmi është bërë zyrtarë nga faqja e KF Partizanit në rrjetin social “Facebook”, ku mes tjerash shkruhet se “Demat” nga Tirana kanë nënshkruar kontratë dy vjeçare me tani më ish-sulmuesin e Renovës, Ersen Sali.

Të përkujtojmë se 26-vjeçari Sali për herë të parë do të luajë për një ekip shqiptare në kampionatin e Shqipërisë, ndërsa më parë ai ka lujtur te skuadra rumune e Daçias, ndërsa karrierën e tij e kishte filluar te KF Shkupi, më pas luajti edhe me KF Bashkimi dhe KF Shkëndija. 

Partizani këtë sezonë është në pozitën e dytë dhe synon që të fiton titullin kampion, edhe pse ka 7 pikë më pak se kryesuesi i tabelës, Skënderbeu. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button