Gjest i shëmtuar i Pogba, rrezikon pezullimin?

E tepron Paul Pogba. Në minutat e fundit të sfidës mes Francës dhe Shqipërisë mesfushori i gjelave bëri një gjest me të vërtetë të shëmtuar në drejtim të gazetarëve të pranishëm në stadium dhe për këtë arsye rrezikon skualifikimin.

Kur të gjithë futbollistët e Francës iu drejtuan zonës së goditjes së këndit për të festuar me tifozët e tyre golin e dytë të realizuar nga Dimitri Payet në minutën e 95-të , Pogba i cili në ato momente ndodhej në mesin e fushës në entuziasëm e sipër reagoi në mënyrë të shëmtuar në drejtim të gazetarëve. Gjesti i Pogba nuk u kap nga kamerat por ndërkohë nuk mundi të shpëtonte syrit të fotografëve të pranishëm në stadium, dhe kjo foto e kapur nga një reporter vlen sa 1001 e një fjalë, transmeton Supersport.

Tashmë Pogba rrezikon seriozisht skualifikimin nga Uefa ose nga federata franceze e futbollit. Në të kaluarën në kombëtaren e gjelave ka patur raste të ngjashme me atë të mesfushorit të Juventusit. Nëse e ka bërë një gjest të tillë duhet të dënohet u shpreh sekratari i sporteve Thierry Baillard, i cili e pranoi gjithashtu se nuk e pa live gjestin e Pogbasë. Gjatë Europianit të vitit 2012-të Samir Nasri pas një goli ndaj Anglisë, u dënua me 3 ndeshje skualifikim pasi shfryu gjithë mllefin e tij në drejtim të gazetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button