Libia përfshihet nga protestat anti-qeveritare

Protestuesit libianë ditëve të fundit  kanë bllokuar selitë e disa ministrive në Tripoli duke i dhënë qeverisë afat prej tre ditëve që të japë dorëheqje para se t’i shpeshtojnë protestat.

Protestuesit kanë mbyllur portat e disa ministrive si dhe televizionin shtetëror, duke penguar punonjësit që të hynë në ndërtesë.

Ministritë e rrethuara janë Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Naftës, Ministria e Transportit dhe Ministria e Jashtme.

Më herët gjatë ditës, protestuesit i dhanë fund një rrethimi të shkurtër të selisë së qeverisë libiane në kryeqytet duke bërë thirrje për dorëheqjen e qeverisë së përkohshme të kryeministrit Ali Zeidan.

Zyrtarët ushtarakë arritën t’i bindin protestuesit për t’i dhënë fund protestëts së tyre në mënyrë paqësore, thanë dëshmitarët okularë të dielën. Jashtë ministrive, aktivistët mblodhën nënshkrime, duke i bërë thirrje qeverisë të tërhiqet.

Protestuesit janë zemëruar nga një vendim i marrë nga parlamenti libian javën e kaluar për të zgjatur mandatin e tij edhe për një vit më shumë në mënyrë që të ketë kohë për të hartuar kushtetutën dhe të zhvillojë zgjedhjet.

Në një deklaratë të bërë protetuesit denoncojnë përkeqësimin e kushteve ekonomike dhe të sigurisë në Libi, si dhe korrupsionin në administratë.

Një prej aktivistëve Nuri Bozlah, tha se duam të pengojmë punën e të gjitha institucioneve shtetërore. Dëshmitarët okularë thanë se një grup i armatosur bllokuan dyert e lokaleve të Ministrisë së Jashtme të dielën, dhe gjithashtu kërkuan dorëheqjen e qeverisë.

Persona tjerë të armatosur  mbyllën selinë e Gjykatës së Lartë, si dhe disa zyra qeveritare në të gjithë kryeqytetin, shtuan dëshmitarët okularë .

Libianët kanë luftuar për të rivendosur rendin në vendin e tyre që nga vdekja e Muamar Gadafit dy vite më parë./mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button