Oslo më i shtrenjti, Bombai qyteti më i lirë në botë

Sipas një ankete vjetore që merret me krahasimin e 25 çmimeve dhe 32 shërbimeve, rezultoi që qyeti më i lirë në botë është Bombai në Indi, ndërsa pak më të shtrenjtë janë Kapetown dhe Varshava.

Ndërkaq, qytetet më të shtrenjta janë katër kryeqytetet nordike, në krye me Oslon, pasuar nga Kopenhaga, Stokholmi dhe Helsinki.

Si transmeton gazeta franceze Mond, qytetet e Evropës lindore, Praga dhe Vilniusi janë mesatarisht 20 për qind më të mira se Parisi.

Kryeqyteti francez zaten është qyteti i shtatë më i shtrenjtë në botë dhe ndër më të shtrenjtit në Evropë, i pasuar nga Moska, Berlini dhe Budapesti.

Nga destinacionet e largëta, ndër qytetet më të shtrenjta janë Dubai, San Francisco dhe Shangai.  

Lajme të ngjashme

Back to top button