LSI kundër Ramës, SHBA përgatit planin alternativ: referendum për reformën në Drejtësi

Amerikanët kanë bërë gati planin e bujshëm për ta miratuar reformën në Drejtësi pa votat LSI-së dhe PD-së.

24 orë më parë kanë dështuar negociatat mes përfaqësuesve perëndimore dhe kryetarit të Kuvendit, lir Meta, i  cili nuk ka pranuar të fusë në rend dite në Kuvend draftin e reformës në Drejtësi pa një konsensus paraprak me Partinë Demokratike, njofton Tesheshi.com

Ndaj, siç mësohet nga burime dioplomatike, po tentohet që të mblidhet një numër prej 250 mijë firmash për ta kaluar draftin e reformës në Drejtësi në referendum, nëse ai dështon në Parlament.

Petrit Vasili ka avancuar sot situatën duke akuzuar faktorin ndërkombëtar për “moskoherencë”

“Përfundimisht, opozita, pra PD, mendoj se duhet t’i kërkojë në mënyrë të qartë Brukselit të shprehen lidhur me pretendimet e saj dhe të kërkojë e të gjejë  një zgjidhje të pranueshme me opozitën për këtë cështje të vetme që pengon konsensusin.

Dhe nëse BE dhe opozita nuk dakortësohen për këtë çështje, dhe për një zgjidhje të pranueshme për të gjithë spektrin politik, pra ata forca politike që do të marrin përgjegjësinë e madhe për ta votuar reformën pa opozitën dhe për të gjetur dhe vota të ndershme e ndividuale për të plotësuar ata vota që kërkohen në parlament për të miratuar këtë reformë, përpara se ta bëjnë këtë është e domosdoshme, është detyrim madhor, që BE në nivele më të larta i nstitucionale në Bruksel do të duhet të na garantojë se megjithëse ne duhet të ndërmarrim këtë hap të njëanshëm. Pra do t’i hapin negociatat për anëtarësim në BE edhe nëse dialogu politik do të ndërpritet pasi ky veprim i  njëanshëm sigurisht e çon në ndërprerjen e dialogut politik”.

Qëndrimi i  Vasilit rikthen situatën në fillim dhe pritet që gjendja të tensionohet edhe më tej.

Në fakt, ajo që deklaroi kreu i  grupit parlamentar të LSI-së ishte konfirmimi i  qëndrimeve të Metës në negociata të ngushtë me ndërkombëtarët.

Realisht, që Meta do të pozicionohej si forcë cetrifugale dihej prej kohësh, por vullneti i  ndërkombëtarëve ka qenë të bëjë bashkë PD-në me PS-në në mënyrë që LSI-ja të mos jetë e domosdoshme në fund për të kushtëzuar qëndrimin apo rritur pazarin, siç po ndodh.

Një diplomat i  tha tesheshi.com se “Meta do ta votojë reformën dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim, por ‘haraçi’ që ai i  kërkon Edi Ramës në këmbim është shumë i  madh, i  dhinbshëm dhe kushtezues. Sipas të dhënave që kemi ne, kryeministri ka refuzuar”.

Dhe për këtë pjesë është bërë gati plani i  referendumit. 250 mijë forca tashmë me emër mbiemër dhe numër karte i dentiteti janë thuajse gati të dërgohen në Komisionin Qendror të Zgjedhieve, i nstitucion që sipas gjasave kontrollohet nga PS-ja.

Megjithatë, do të duhet të kalojnë në filtrin e presidentit Nishani. Kreu i Shtetit do të duhet të shpallë datën e votimit të referendumit, pasi është kompetencë kushtetuese e tij.

Nëse Nishani nuk do të firmoste, do të duhet të bëjë kërkesën për në Gjykatën Kushtetuese që a mund të ndryshohet Kushtetuta në referendum pa votën e Kuvendit. Në këtë rast vjen si precedent viti 1994 kur Berisha, atëherë President, kaloi projektin e Kushtetutës në plebishit popullor, pa e futur në Parlament.

A do ta kundërshtojë Nishani këtë precedent?!

Megjithatë kjo është çështje e intepretueshme që politikisht  fut vendin në zgjedhje urgjente të parakohshme. Ndoshta në një ditë me referendumin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button