Çerdhja

Për një komunë prej rreth 4 mijë banorësh, atë të Rakotincit, Qeveria ka arritur të përfundojë punimet dhe të lëshojë në përdorim çerdhe fëmijësh, në të cilën do të edukohen vetëm 26 fëmijë.

Kjo çerdhe ka kushtuar 2 milion denarë, ndërsa kjo Komunë numëron vetëm 4.144 banorë, prej të cilëve 700 janë të rinjë nën moshën 18 vjeçare.

Por për një Komunë të madhe si Saraji që numëron rreth 17.246 banorë.

Kanë kaluar katër vite që nga fillimi i punimeve të kësaj çerdhe dhe asgjë në funksion.

E paqartë është situata edhe me çerdhen e Studeniçanit të cilën e kishte paralajmëruar ish kryetari Fati Iseni, ndërsa kryetari aktual e ka quajtur si njo projekt pa relevancë.

’26 fëmijë të Rakotincit, prej sot do të qëndrojnë në objektin e ri të çerdhes ‘Detelinka’ në Shkollën fillore ‘Hristijan Todorovski-Karposh’. Ky është objekti i parë i këtillë në këtë Komunë. Është prioritet i Qeverisë dhe MPPS-së, që të sigurojmë kushte bashkëkohore për fëmijët e zonave rurale, ndërsa ky është projket pjesë e zgjerimit të rrjetit për çerdhe fëmijësh në vend, ku deri tani janë hapur gjithsej 14 të tilla’ tha Dime Spasov, gjatë lëshimit në përdorim të kësaj çerdhe të dielën.

Ndryshe, sipas të dhënave zyrtare në ueb faqen e Komunave rurale si Saraji dhe Studeniçani, thuhet se Saraji me fshatrat e saja, sipas regjistrimt të fundit ka 35.751 banorë.

Kryesisht jeton popullatë shqiptare, por jetojnë edhe maqedonasit, boshnjakët, romët dhe të tjerët me numër të pacaktuar.

Nga ana tjetër në atë të Studeniçanit ka 19 fshatra prej të cilave 18 janë të banuara kurse nga një fshat ( Kalldirec) të gjithë banorët janë të shpërngulur.

Territori i komunës së Studeniçanit përfshinë sipërfaqe prej 274 km 2  dhe numërohet prej komunave mesatare në Republikën e Maqedonisë.

Dendësia mesatare e banimit është 62 banorë në një km 2./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button