FIFA “pranon” Kosovën, ndeshja e parë me Kroacinë

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA, e ke pranuar kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës, të zhvilloj ndeshje miqësore ndërkombëtare prej 10 janarit të vitit 2014.

Kjo është kërkesa e vetme e palës kosovare aktualisht për të cilën u bisedua disa herë muajt e fundit në mes krerëve të futbollit kosovar, serbë dhe atij botëror.

Ndërkohë jo zyrtarisht mësohet se kombëtarja e Kosovës ndeshjen e parë historike miqësore ndërkombëtare do ta zhvilloj me përfaqësuesen e Kroacisë pikërisht në Prishtinë.

Ky vendim i FIFA-së, pritet që të bëhet zyrtar me 10 janar në Zvicër kur edhe do të mbahet mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv i FIFA-së. /Zëri/

Lajme të ngjashme

Back to top button