PSP: Gjykata Penale refuzon propozimet tona

Pas refuzimit të kërkesës të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), që Gjykata Penale, njërit nga të dyshuarit e rastit “Fortesa” t’i shqiptojë masë paraburgimi, ndërkaq të dyshuarve tjerë të po të njëjtës lëndë, masë kujdesi, PSP njofton se në bazë të afatit të paraparë deri te gjykata i kanë dorëzuar dy ankesa, njofton Portalb.

Gjykata Penale dje solli vendim me të cilin i refuzoi kërkesat e Prokurorisë Speciale që të dyshuarve të rastit “Fortesa”, gjegjësisht, kryeshefit të Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski t’i shqiptohet masa e paraburgimit dhe të tjerëve në pot ë njëjtën lëndë, në mesin e të cilëve është edhe ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, t’u shqiptohen masa e kujdesi.

Më parë e njëjta Gjykatë, shqiptoi masë paraburgimi për Grujovskin, i cili më pas u ndryshua me paraburgim shtëpiak. Grujovskit, përpara vendimit të presidentit Gjorge Ivanov, për falje, iu shqiptua masa e paraburgimit, ndërkaq pas vendimit ai u lirua, transmeton Portalb.

Sipas kësaj, deri më tani asnjëri nga të akuzuarit e Prokurorisë Speciale, nuk ka mbajtur paraburgim, madje të gjitha kërkesat e PSP-së për paraburgim janë hedhur poshtë, dhe për këtë PSP, disa herë është ankuar se Gjykata por kryen obstruksione ndaj tyre.

Përndryshe, rasti “Fortesa”, ka të bëjë me shkatërrimin dhe asgjësimin e pajisjeve për ndjekjen e komunikimeve në mënyrë të paligjshme. Edhe pse pajisjet nuk kanë qenë të vjetra dhe kanë qenë funksionale, ata janë shkatërruar.

Prokuroria Publike Speciale (PSP) deri më tani ka hapur 5 lëndë:

Rasti “Titanik” – 1 person i arrestuar, 7 të tjerë i pret fati i njejtë në urdhër të Janevës (VIDEO)

Rasti “Fortesa” – Jankulloska dhe katër persona, të dyshuar për shkatërrim të mjeteve për përgjim

Rasti “Tortura” –  Mijallkov dhe 6 të punësuar në MPB, të dyshuarit e rastit “Tortura” (VIDEO)

Rasti “TNT” – Ja si u shemb kompleksi banesor “Kosmos” (VIDEO)

Rasti “Transportuesi” – 22 të dyshuar në rastin e PSP-së “Transportues”, për 11 kërkohet paraburgim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button