Erdogan: Fuqitë e mëdha jashtë vendit dëshirojnë të dëmtojnë qeverinë time

Kryeministri turk Erdogan është treguar dhe njëherë më shumë i vendosur, pa dhënë asnjë shenjë se ka ndërmend të dorëzohet, pavarësisht tërmetit juridik që ka përfshirë ekzekutivin e tij.

Erdogan sërish ia ka vënë fajin një komploti duke fajësuar fuqitë e huaja dhe armiqtë e tij se fshihen prapa krizës politike turke.

Kjo është situata më negative prej 11 vitesh që Erdogan dhe partia e tij janë në pushtet, duke i dhënë goditje të njëpasnjëshme qeverisë aktuale.

Në një miting në Manisa, në perëndim të Turqisë, Erdogan foli për një fushatë kundër tij që synon të njollosë imazhin e qeverisë.

Hetimet për korrupsionin në vend kanë cuar në arrestimin e 52 emrave të njohur në Turqi në mesin e muajit dhjetor mes të cilëve dhe fëmijët e tre ministrave.

Reformatimi i qeverisë nga ana e Erdogan, që ka zëvendësuar drejtuesit e katër ikastereve nuk ka mjaftuar për të përmbajtur skandalin.

Paqëndrueshmëria politike ka ndikuar edhe në ekoniminë e vendit me lirën turke që ëshhtë në një nivel minimial historik.

Në sheshe manifestuesit kundër qeverisë janë rikthyuer sërish për të kërkuar doprëheqjen e Erdogan. Ngjarje këto që pritet të ndikojnë dukshëm në zgjedhjet e ardhshme të muajit mars.

Lajme të ngjashme

Back to top button